SYRI TV
Në të njëjtën ditë që Shqipëria, ra me tre vende në indeksin global të rlirisë së medias, sipas reporteve pa kufij, kryeministri Edi Rama u mundua të zhvendosë fokusin te një tjetër raport. Rama shmangu adresimin e problematikave të ngritura për klimën mediatike në vend, duke bërë propagandë për agjensinë e tij, për media e informim.
Ndërkohë që Shqipëria ka rënë me tre vende në renditjen globale për lirinë e medias, sipas raportit të Reporterëve pa kufij, kryeministri Edi Rama shmangu përgjegjësinë dhe bëri propagandë duke përdorur një vlerësim që, sipas tij, i bëhet Agjencisë për Media dhe Informim.
Ndërsa Raporti i “Reporterëve pa Kufij” evidenton probleme konkrete në klimën mediatike në vend, duke përfshirë presionet ndaj gazetarëve nga politika dhe krimi i organizuar, ndërhyrjet në pavarësinë editoriale, si dhe përqendrimin e mediave në pak duar të lidhura me interesa ekonomike dhe politike, shefi i qeverisë injoroi këto problematika, duke publikuar nje raport të SIGMA-OECD, i cili bën vlerësime për funksionimin e administratës publike dhe jo drejtpërdrejt lirinë e medias.
Ndërsa Rama pretendon se agjencia e tij për media dhe informim është vlerësuar për transparencën, në fakt krejt e kundërta ndodhi në progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, kur në fakt ndryshe nga sa pretendohet nga qeveria, çështja e transparencës mbetet një nga pikat më problematike: Agjencia për Media dhe Informim nuk publikon rregullisht agjendën e Këshillit të Ministrave, siç ndodh në vende të tjera të rajonit e në vendet e Bashkimit Europian, dhe në shumicën e rasteve nuk kthen përgjigje për pyetje që lidhen drejtpërdrejtë për çështje me interes publik.
Edhe në këtë ditë, kur Shqipëria bëri sërish hapa pas sa i përket lirisë së medias, në vend të një reflektimi, Rama zgjodhi sulmin ndaj mediave.
© SYRI.net