Shqipëria ka shënuar një rënie alarmante me tre vende në Indeksin Global të Lirisë së Shtypit, një zhvillim që konfirmon përkeqësimin e klimës mediatike në vend.
Sipas raportit vjetor të organizatës “Reporterët pa Kufij”, situata është rënduar nga probleme strukturore, presioni i vazhdueshëm politik, ndërhyrja e interesave të biznesit dhe mungesa e sigurisë për gazetarët.
Në një analizë të situatës, gazetarja Alba Kepi argumenton se ky klasifikim pasqyron një mjedis censure dhe propagande, të cilën pushteti e përdor sistematikisht për të fshehur lajmet e papërshtatshme dhe skandalet. Sipas saj, shumë media janë shndërruar në vegla në shërbim të pushtetit, duke braktisur misionin e tyre thelbësor të shërbimit publik dhe informimit të drejtë të qytetarëve.
Presioni nuk kufizohet vetëm tek mediat tradicionale. Edhe rrjetet sociale, përfshirë platforma si TikTok, të cilat shiheshin si një hapësirë e lirë për gazetarët dhe aktivistët, tashmë janë vënë në shënjestër të represionit. Profilet e zërave kritikë ndaj qeverisë përballen me kufizime dhe përpjekje për t'u mbyllur, duke ngushtuar edhe më tej hapësirat për debat publik. Problematika shtrihet edhe në nivel institucional.
Kepi ngre alarmin për nevojën e një ndërhyrjeje urgjente nga Komisioni Parlamentar i Medias, si dhe vë në dukje parregullsi në funksionimin e Urdhrit të Gazetarit.
Sipas saj, kartat e gazetarëve profesionistë u jepen edhe personave që nuk e ushtrojnë këtë profesion, duke cenuar standardet dhe integritetin e komunitetit. Rënia në renditjen ndërkombëtare shihet si një kambanë alarmi për shëndetin e demokracisë në Shqipëri. Një grup gazetarësh të diasporës i janë bashkuar shqetësimit, duke kërkuar reagim institucional për të mbrojtur lirinë e fjalës, një nga shtyllat themelore të një shoqërie të lirë. Raporti i “Reporterëve pa Kufij” konfirmon një realitet të zymtë, duke kërkuar reflektim dhe masa konkrete për të ndalur këtë rënie të lirë.
Kepi:
Kjo tregon klimën politike që po jetohet në Shqipëri, një censurë dhe propagandë e cila përdoret nga pushteti për të fshehur lajmet, për të fshehur skandalet dhe për të fuqizuar pushtetin e tyre. Është një pasqyrim i realitetit të përditshëm të kolegëve gazetarë në Shqipëri, të redaksive të ndryshme që janë nën presionin e pushtetit dhe nën presionin e të gjitha hallkave të këtij sistemi shtetëror që influencon me propagandën e saj dhe fsheh të vërtetat në shërbim të qytetarëve. Misioni i gazetarëve është shërbimi publik, informacioni publik. Gjë që në Shqipëri vijon të jetë çdo ditë e më pak i i i përcjellë dhe i pasqyruar në në lajmet e përditshme. Shumë pak janë mediat të cilat sjellin këtë mision dhe të shumta janë ato media që bëhen vegël dhe pjesë e kësaj autokracie që po qeveris aktualisht Shqipërinë.
Tre vendet e ulët, që janë ulur aktualisht në këtë indeks të ri të reporterëve pa kufij, në një farë mënyre e hedhin totalisht poshtë atë pasqyrë dhe panoramë që pamë në 2025-ën, që mundua të sillte një një një realitet shumë të të zbukuruar, por që vërtet me këtë realitet, akoma me këtë klasifikim të ri u kuptua qartë se ajo çka në 2025-ën, ndoshta dhe nën influencën e zgjedhjeve elektorale, zgjedhjeve politike të majit 2025, solli dhe këtë lloj, këtë lloj dyshimi. Ne të gjithë patëm vërtetësinë tonë, dyshimet tona, pakënaqësitë tona si gazetarë, si kolegë, por pamë që indeksi i vitit 2025 nuk përputhej me atë realitet, pasi sillte një një media në përmirësim në Shqipëri. Dhe tashmë një kthim tre tre vende pas do të tregojë pikërisht atë shqetësim që ne e përcjellim çdo ditë dhe me punën tonë. Kemi një klasifikim të bazuar në kritere mjaft të rëndësishme, kritere politike, juridike, sociale, kritere ekonomike të financës, të cilat bëjnë, tregojnë se si pushtetet në Shqipëri influencojnë që media të mos jetë pushteti i katërt. Ajo çka duhet dhe është e drejta kushtetuese e një vendi të lirë.
Edhe vijon të jetë, absolutisht po. Aty ku shqiptarët, gazetarët, aktivistët, blogerët, influencuesit e rrjeteve sociale kishin gjetur hapësirën për t'i shpëtuar censurës së pushtetit, për për t'i shpëtuar propagandës apo për ta denoncuar këtë propagandë, aty u kanalizua dhe akoma më shumë represioni i qeverisë për t'i mbyllur dhe këto rrugë. Siç ndodhi me TikTok-un, siç vijon të ndodhë dhe me shumë profile të aktivistëve dhe gazetarëve mjaft kundërshtues të fortë të të të sistemit të pushtetit të Edi Ramës.
Shohim herë pas here janë pjesë e këtyre kufizimeve që përmes një sistemi hakerimi apo një sistemi influencues informatik, bëjnë bëjnë të mundur që lajmet e tyre apo gjithçka që ata punojnë dhe publikojnë në profilet e tyre zyrtare, të mos kapë rrjet, të kapë apo të kapë një rreze sa më të ngushtë të përdoruesve të internetit. Pra rreziku është jashtëzakonisht i madh, i madh jo vetëm për faktin se në Shqipëri, këtu mendoj se duhet të ketë një ndërhyrje të jashtëzakonshme nga Komisioni Parlamentar i Mediave, ta shohin me mjaft kujdes dhe sa i takon organizimit të Urdhrit të Gazetarëve profesionistë. Vetë jam dëshmitare, kam parë që dhe kartat e gazetarëve profesionistë jepen ndaj atyre gazetarëve të cilët nuk dëshmojnë se punojnë për një media. Të punosh për një media do të thotë ta dokumentosh jo vetëm nga ana e artikujve dhe gjithçka që publikon, por nga ana e gjithçkaje tjetër që përmbledh një gazetari profesioniste, nga ana financiare, nga ana e kontraktimit, e të tjera e të tjera.
Pra, Komisioni Parlamentar i Mediave pas këtij publikimi dhe pas këtij raporti, ka një të drejtë, ka një detyrim të fortë ndaj publikut shqiptar, ndaj gazetarëve, pasi ky komision ka si bazë të punës së saj dhe vëzhgimin dhe mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së gazetarëve, mbrojtjen e detyrës, emisionit e punëdhënies së gazetarëve, ka detyrim që këtë klasifikim, këtë alarm të lëshuar nga gazetarët e reporterëve pa kufij, ta ta përdorë dhe të të heqi të nxjerrë ato disa mësime që duhet t'i nxjerrë. Dhe ne si gazetarë, më lejo ta them pasi e kam përcjellë dhe për redaksinë e Syrit, ne si gazetarë profesionistë të diasporës, ku përmend emra të rëndësishëm siç janë Genc Burimi, Elida Buçpapaj, Skënder Buçpapaj, Ardian Muraj, Artan Kutra, unë, Elida Buçpapaj është kryetare e urdhrit tonë. Ne kemi reaguar dhe vijojmë të reagojmë.
© SYRI.net