Zbardhen detaje të reja/ Viktima në Korçë mund të ketë vdekur prej muajsh, trupi i dekompozuar

Zbardhen detaje të reja/ Viktima në Korçë mund të ketë vdekur prej muajsh, trupi i dekompozuar

22:27, 26/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut, në Korçë, ndërsa detaje të reja kanë dalë lidhur me këtë rast.

Sipas burimeve, viktima, i identifikuar si Agim Dejo, dyshohet se ka ndërruar jetë rreth 3 muaj më parë, ndonëse fillimisht mendohej se kishte humbur prej rreth 6 muajsh.

Nga kqyrja paraprake e trupit të dekompozuar nuk janë konstatuar shenja dhune, goditje apo thyerje kockash që mund të ngrinin dyshime për një ngjarje kriminale.

Trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar me saktësi kohën dhe shkaqet e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco