PD Klos zgjedh drejtuesin e ri të degës

PD Klos zgjedh drejtuesin e ri të degës

20:56, 26/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në një status në Facebook ka vlerësuar procesin e brendshëm zgjedhor të degës së PD në Klos.

Ai shkruan se Partia Demokratike, dega Klos, dha një shembull të qartë të demokracisë së brendshme, organizimit dhe seriozitetit politik.

Sipas Mziut, rizgjedhja e Artur Elezit në krye të degës përbën jo vetëm një vlerësim për punën e tij, por edhe një mesazh uniteti dhe besimi për të ardhmen. Ai thekson se procesi zgjedhor, nga seksionet deri te votimi përfundimtar, ka qenë model, i qetë, i rregullt dhe me frymë demokratike.

Mziu ka falënderuar gjithashtu Fatmir Mollën për kontributin e tij, rolin bashkues dhe frymën pozitive gjatë procesit.

Në përfundim, ai shprehet se demokratët e Klosit synojnë rikthimin e Bashkisë në duart e qytetarëve dhe të shumicës, duke theksuar se beteja politike sapo ka filluar, por fitorja është më afër se kurrë.

Postimi i Mziut: 

Sot, Partia Demokratike,  Dega Klos dha një shembull të qartë të demokracisë së brendshme, organizimit dhe seriozitetit politik!

Rizgjedhja e z. Artur Elezi në krye të degës është jo vetëm një vlerësim për punën e tij, por edhe një mesazh i fortë uniteti dhe besimi për të ardhmen. 
Procesi zgjedhor, nga seksionet e deri tek votimi përfundimtar, ishte model, i qetë, i rregullt dhe plotë energji demokratike.

Një falënderim i veçantë dhe i merituar për z. Fatmir Molla, për kontributin e tij të vyer, për rolin bashkues dhe për frymën pozitive që i dha këtij procesi.

Sot më shumë se kurrë, demokratët e Klosit janë të qartë në misionin e tyre: 

Të rikthejnë Bashkinë në duart e qytetarëve! 
Të rikthejnë shumicën aty ku i takon,  tek demokratët, tek qytetarët!

Beteja sapo ka filluar, por fitorja ndihet më afer se kurrë.
Me unitet, me vendosmëri dhe me besim.

 Klosi do të fitojë!  Fitore! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco