SYRI TV/ Rama mashtron BE për mbetjet - Sasia e mbetjeve të gjeneruara, ulje me 40%’

13:37, 26/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për të justifikuar para Bashkimit Evropian dështimin e politikave me menaxhimin e mbetjeve, Kryeministri Edi Rama përdor dy standarde të kundërta. Për publikun shqiptar, ai deklaron se numri i turistëve rrit sasinë e mbetjeve, ndërsa për partnerët ndërkombëtare thotë se sasia e mbeturinave të gjeneruara është ulur. Qartazi, kryeministri Rama dhe qeveria e tij kanë rezultuar të dështuar në përmbushjen e një prej kritereve bazë të integrimit në Union, atë të mjedisit të pastër.

Syri tv

Kur i duhet të fryjë në mënyrë të ekzagjeruar numrin e turistëve të huaj që hyjnë në Shqipëri, falë asaj që e konsideron si politika pozitive qeveritare, kryeministri Edi Rama përdor një element krahasues-Shqipërisë i është rritur ndjeshëm sasia e mbetjeve, për shkak të vizitorëve nga jashtë. Por, kur i duhet të justifikohet para Bashkimit Evropian për dështimin e politikave të tij me menaxhimin e mbetjeve, sidomos pas aferës kriminale të inceneratorëve, Rama dhe qeveria e tij thonë se sasia e mbetjeve është ulur ndjeshëm, falë strategjive të tij për përpunimin dhe riciklimin. Kjo pamje me dy fytyra tërësisht të kundërta konstatohet qartësisht në të paktën dy episode publike. Në gusht të vitit 2025, kur Rama po përgatitej për mandatin e katërt qeverisës, ai u shfaq para medias në selinë e tij dhe deklaroi planin e ri të menaxhimit të mbetjeve.

Ndër të tjera, ai deklaroi se ai dhe stafi i tij janë në krye të punës “për shkak të sfidës së madhe të përballimit të rritjes shumë domethënëse të sasisë së mbetjeve për shkak të numrit të shtuar të vizitorëve dhe turistëve”. Pra, shumë turistë, shumë mbetje. Por, një qasje tërësisht të ndryshme mban ai në dokumentet që duhet t’i dorëzojë Bashkimit Europian, në kuadër të procesit të integrimit.

“Të dhënat e disponueshme mbi krijimin total të mbetjeve në Shqipëri tregojnë një rënie, krahasuar me 10 vjet më parë. Në vitin 2015, sasia e mbetjeve bashkiake të gjeneruara arriti mbi 1.4 milionë tonë, ndërsa në vitin 2023, kjo sasi ra në rreth 844 mijë tonë, duke shënuar një reduktim prej rreth 40%”, thuhet në dokumentin Programi Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, miratuar në 17 Prill 2026. Pra, për publikun shqiptar, ai deklaron se numri i turistëve rrit sasinë e mbetjeve, ndërsa për partnerët ndërkombëtare thotë se sasia e mbeturinave të gjeneruara është ulur. Natyrisht, është e qartë se kryeministri Rama dhe qeveria e tij kanë rezultuar tërësisht të dështuar në përmbushjen e një prej kritereve bazë të integrimit në Union, atë të mjedisit të pastër.

Rama ishte promotori kryesor i strategjisë së përpunimit të mbetjeve me inceneratorë, një praktikë e kundërshtuar fort nga opozita, ekspertët vendas e të huaj. Pas 10 vitesh, skema e incenerimit prodhoi një ndër aferat më të mëdha korruptive të pluralizmit shqiptar. Impiantet fantazëm të djegies së mbeturinave dogjën qindra milionë euro, ndërkohë që vendi është në një krizë të thellë mjedisore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco