SYRI TV/ Greqia rrëzoi deklaratat e Ramës, Rama mashtron sërish për marrëveshje me Greqinë

13:36, 26/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama,  pretendoi sërish se Athina dhe Tirana zyrtare po adresojmë çështjet e mbartura dhe janë në prag të financimit të një marrëveshje, pavarësisht se  shteti helen, rrëzoi  këto pretendime të kryeministrit. Pas takimit Rama- Mitsotakis, shteti grek,  mohoi negociatat e avancuara për çështjet e mbartura, ndryshe nga sa vijon të deklarojë kryeministri Rama.

Ndërsa Athina zyrtare deklaron se nuk ekziston ndonjë dokument konkret për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve, Kryeministri Edi Rama, pretendoi sërish se çështjet e lëna pezull mes Greqisë dhe Shqipërisë po shkojnë drejt  zgjidhjes. Gjatë podcastit  të tij Flasim, Rama u mundua të bëjë sërish propagandë për takimin me kryeministrin grek, duke thënë se është bërë  një bilanc I ecurisë së punës së grupit të përbashkët të ngritur dhe duke paralajmëruar një marrëveshje, megjithëse shteti helen,  mohon kategorikisht deklaratat e kryeministrit shqiptar. 

‘Më vjen shumë mirë të them se nga ana e kryeministrit ka një vullnet absolut për të bërë pikërisht adresimin me prioritet të të gjitha çështjeve të bartura për të konfirmuar brenda këtij viti, përmes një dokumenti të ri të partneritetit strategjik, natyrën shumë speciale të marrëdhënies mes dy vendeve dhe nga ana tjetër për ta mbështetur Shqipërinë si gjithmonë, me përjashtim të ndonjë momenti të vështirë, në rrugën e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian’.

Jo vetëm kaq, por dy ditë më pare, zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Lana Zohiou, deklaroi se Athina zyrtare ka rezerva edhe sa i përkt procesit të integrimit të Shqipërisë.  Ajo  theksoi se Integrimi i Shqipërisë për në bashkimin Europian duhet të kalojë përmes reformave, shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. 

“Mesazhi bazë për palën shqiptare është se reformat duhet të avancojnë në sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prioriteti ynë janë detyrimet për mbrojtjen e pakicës kombëtare greke dhe të drejtave të pronës.”

Edhe gazeta Prothotema, shkruajti më herët se Athina distancohet nga deklaratat e Ramës lidhur me pretendimet për negociata të avancuara për përcaktimin e kufijve detarë me Greqinë duke vënë theksin se marrëveshja me Shqipërinë nuk është më ndër prioritetet kryesore të diplomacisë greke, sidomos pas marrëveshjeve që Greqia ka arritur me vende të tjera si Italia, si dhe pas zgjerimit të ujërave territoriale në Detin Jon. Pavarësisht këtyre qëndrimeve zyrtare, që po mban shteti helen, Rama vijoi mashtrimet publike, duke insistuar se shume shpejt do  ketë një marrëveshje për çështjet që ndajnë dy vendet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco