Deputetja e Partisë Demokratike të qarkut Dibër, Denisa Vata ka shprehur solidaritet më gazetarin Sami Curri.
“Nje gazetar që prej vitesh denoncon paligjshmëri, korrupsion dhe abuzime në Qarkun Dibër bëhet objekt i një akti të tille, është mesazh frikësimi për çdo gazetar, çdo aktivist dhe çdo qytetar që guxon të thotë të vërtetën”, shkruan deputetja e opozitës në një reagim në rrjetet sociale.
Mesazhi:
Solidaritet i plotë me Sami Curri. Ata që mendojnë se e vërteta digjet bashke me nje makine, gabojnë rende.
Djegia e qëllimshme e automjetit te gazetarit Sami Curri është një ngjarje tronditëse dhe një kambane alarmi per gjendjen ku ka rrëshqitur vendi.
Një gazetar qe prej vitesh denoncon paligjshmëri, korrupsion dhe abuzime ne Qarkun Dibër behet objekt i një akti te tille, është mesazh frikësimi për çdo gazetar, çdo aktivist dhe çdo qytetar qe guxon të thotë të vërtetën.
Fakti që kjo ndodh në një zonë ku prej kohesh denoncohen interesa të mëdha ekonomike, abuzime me pasuritë publike dhe lidhje klienteliste, e bën ngjarjen edhe me alarmante për opinionin publik.
Kjo është një vije e kuqe që nuk mund të kalohet.
Kërkoj zbardhje të plotë, të shpejtë dhe pa asnjë kompromis të kësaj ngjarjeje. Çdo vonesë, çdo relativizim, çdo heshtje institucionale do të lexohet si tolerim ndaj intimidimit të medias.
© SYRI.net