Zgjedhjet për  PD Vau i Dejës/ 1447 anëtarë votojnë për të zgjedhur kryetarin mes tre kandidatëve

Zgjedhjet për PD Vau i Dejës/ 1447 anëtarë votojnë për të zgjedhur kryetarin mes tre kandidatëve

12:37, 26/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

1447 anëtarë të Partisë Demokratike në Vau të Dejës po marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit të degës për një mandat katërvjeçar.

Në garë janë tre kandidatë: Nikollë Fermosi, Valer Ndoja dhe kryetari aktual, Benard Ndreca.

Sipas kandidatëve, procesi po zhvillohet në mënyrë tërësisht normale dhe demokratike.

Procesi është monitoruar nga koordinatori i posaçëm i Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Mariglend Doçi.

Pjesëmarrja në zgjedhjen e kryetarit të degës ka qenë e lartë, duke reflektuar interesin e madh të anëtarësisë demokrate në Vau të Dejës.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco