Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti në një reagim në rrjetet sociale shkruan se, ndryshe nga bota ku qeveritë trajtojnë krizat, në Shqipëri janë krizat që qeverisin.
Reagimi i Dorian Telitit:
BOTA QEVERIS KRIZAT…NË SHQIPËRI KRIZAT QEVERISIN VENDIN!
Bota vepron… ndërsa qeveria shqiptare monitoron…
Transporti drejt kolapsit…qeveria monitoron.
Çmimet e ushqimeve dhe qiratë rriten…qeveria monitoron.
Biznesi përballet me kosto të rritura dhe pasiguri shtesë…qeveria monitoron.
Dalin në pah skandale të tjera për abuzime me fondet publike…qeveria hesht dhe “gjoja” monitoron.
Qytetarët përballen çdo ditë me vështirësi reale shtesë për të siguruar mbijetesën…qeveria monitoron.
Ndërkohë bota merr vendime, reagon, dërhyn, zgjidh probleme...në Shqipëri, për çdo krizë, përgjigjja është e njëjtë: “po e monitorojmë situatën”.
Rezultati final dihet…një qeverisje që nuk vepron, por vetëm vëzhgon…çmimin e paguajnë qytetarët, e paguan ekonomia.
Kur qeveria thjesht “monitoron”…krizat e askush tjetër qeverisin realisht vendin.
© SYRI.net