VIDEO/ Berisha: Ne do qëndrojmë të pamposhtur! Vota e lirë është për çdo njeri të lirë

20:43, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh në takimin me drejtuesit e degëve të PD-së në Tiranë, se kjo është koha e njerëzve të pamposhtur.

Ai theksoi në fjalën e tij, se tani është vendimtare për misionin e opozitës që të qëndrojnë të bashkuar dhe të pamposhtur, sepse vota e lirë është për çdo njeri të lirë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Është një kohë e misionit tonë nga më vendimtaret.

Është një kohë në të cilën ne duhet të qëndrojmë më fuqishëm se kurrë.

E lodhshme, rraskapitëse është, jam shumë i vetëdijshëm.

Por ne duhet të qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pamposhtur.

Kurrë ndonjëherë nuk është dëgjuar më shumë zëri ynë.

Sot realisht jemi shpresa e vetme.

Me të drejtë më pyeste sot një nga një bashkëbisedues, mbështetësi yni.

Doktor, kjo është protestë e PD-së.

Pse njerëzit rrinë në kafe, pse njerëzit rrinë në, është pyetje e propagandës, e gatuar nga propaganda.

Nuk është faj i demokratëve pse kanë guxim, pse ata janë më guximtarët, se ata janë më të përgjegjshëm për fatin e Shqipërisë dhe fatin e kombit.

Përkundrazi, virtuti i tyre.

Cila qenka çështja specifike që po mbrojnë demokratët për veten e tyre?

Vota e lirë është për çdo njeri të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco