‘Rama çdo ditë na quan idiotë dhe ne qeshim’- Iriqi bisedon me Ferit Hoxhën, ministrin e Jashtëm

‘Rama çdo ditë na quan idiotë dhe ne qeshim’- Iriqi bisedon me Ferit Hoxhën, ministrin e Jashtëm

18:43, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi:-Vërtet kryeministri ju quan idiotë?

Hoxha:-Po more, vërtet. Dhe jo nga një herë në ditë, por disa herë. Sa na takon fillon, hë mo idiot ç’a thojnë, ka ndonjë të re, ke vjedhur ndopak, ç’dërdëlliti mbrëmë ai matufi i Amerikës…

Iriqi:-Po ti ç’bën?

Hoxha:-Qesh, ç’a të bëj? Kur ndonjëherë nis t’i kthej ndonjë përgjigje ma pret, mos fol o derëzi se idiotizma do të nxjerrësh nga goja.

Iriqi:-Ndjehesh keq dmth?

Hoxha:-Jo, jo, ndjehem mirë. Na e ka lehtësuar shumë punën ne ministrave.

Iriqi:-Si ua ka lehtësuar?

Hoxha:-Po ja dhe unë me vartësit sillem si ai. Si jeni o idiotë, i pyes që në mëngjes. Ata skuqeshin më parë, por u mësuan. Qeshin. Ja pse ia dimë për nder Ramës.

Iriqi:-Çfarë i dini për nder, ma shpjego?

Hoxha:-Që fjalën idiot e nxori nga budallallëku, nga guaska kuptimore ku flinte, i dha përmbajtje të mirë, pozitive. Si ajo shprehja në dashuri, do të ta ha zemrën, i thotë çuni. Po kuptohet prej kujtdo që nuk do ia hajë vërtet. Kështu dhe me idiotët shqiptarë në Maqedoni. Iu drejtova me nuanca miqësie, vëllazërie.

Iriqi:-Si kështu?

Hoxha:-U fola siç kolegëve të mi, ose si Rama na quan idiotë ne ministrat. Pra me këtë fjalë shprehet bashkëpunim, afrimitet, ngrohtësi. Ata shpejt do të mësohen se tash e tutje do t’ua përdor shpesh fjalën idiot. Madje dhe me breshëri, idiot, idiot, idiot…

Iriqi:-Pra s’do të japësh dorëheqjen?

Hoxha:-Gati isha, por më bëri sms Rama. Se mos bësh ndonjë idiotllëk o idiot, më shkroi.

Iriqi:-Pra?

Hoxha:-Pra marmallatë mos ha, më tha. Hahahaha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco