Kryetari i degës së PD-së në Durrës-2, Osman Stafa, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në Syri TV, me moderatoren Eneida Ndoci, ka folur mbi zhvillimet që lidhen me Portin e Durrësit.
Stafa e cilësoi situatën si ‘skandal të radhës’, duke theksuar se përmasat e saj shkojnë përtej një skandali të zakonshëm. ‘Është realizuar një krim shtetëror dhe një tradhti kombëtare,’ u shpreh ai, duke shtuar se mënyra se si është trajtuar dhe dhënë porti përbën thelbin e problemit.
Ai deklaroi se Porti i Durrësit nuk duhet më të konsiderohet si i tillë, pasi sipas tij ‘është asgjësuar totalisht’. Stafa kritikoi faktin që Shqipëria, si vend anëtar i NATO, po merr vendime që cenojnë një aset strategjik kombëtar dhe rajonal.
Në deklaratat e tij, ai ngriti shqetësime edhe mbi mënyrën e ndërhyrjeve fizike në territorin e portit, duke pretenduar se sipërfaqja është zgjeruar ndjeshëm përmes hedhjes së miliona metrave kub materialesh, çka sipas tij ka ndryshuar në mënyrë drastike strukturën dhe funksionin e tij.
‘Ky është skandali i radhës, për hir të së vërtetës.', u shpreh Stafa në lidhje me fundosjen prej 74 centrimatra te pallateve te Alalabarit në Durrës,
'Unë ndjej një keqardhje për qytetin tim. Për hir të së vërtetës, duke qenë se kryetar i dhe banor i Durrësit. Unë nuk kam dëshirë ta cilësoj me port i Durrësit.
Sepse ai port është i asgjësuar totalisht. Unë e kam thënë dhe e ri thënë, ndaj shqiptarëve, qytetarëve durrsakë, është realizuar një krim shtetëror dhe një tradhti kombëtare.
Nëse duam ta trajtojmë në këtë formë, në këtë formë duhet të jetë dhe forma e reagimit ndaj këtij krimi dhe kësaj tradhtie kombëtare. Ju e trajtuat dhe e cilësuat skandal. Është e vërtetë që ky i tejkalon përmasat e një skandali. Nuk e kam fjalën se është zhytur 5 cm apo po zhytet 5 cm ndërtimet, apo 10, apo 70 cm.
Skandali është sepse mënyra si është dhënë, si është falur dhe se si po veprohet në portin e Durrësit. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Në mënyrë flagrante të marri vendime të tilla për të asgjësuar një port jo pse është histori e qytetit tim, jo pse është vetëm nyja gjithëse apo arteria kryesore e funksionimit të korridorit tetë, por si vend anëtar i NATO-s dhe si një port strategjik. Injorancë e jashtëzakonshme në Shqipëri.
Ai është trajtuar sikur të jetë një pronë publike, por pa pronar. Kjo është e vërteta se si është menaxhuar, se si është menaxhuar, trajtuar dhe dhuruar porti i Durrësit në shërbim, në shërbim të interesave të Edi Ramës apo të Alabarit.
Unë trajtimin tim nuk do t'i referohem Alabarit. Trajtimi im i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit të Shqipërisë. Pavarësisht se ai është një kryeministër me vota të vjedhura, por ai po vazhdon, pra ciklin e vjedhjes po e vazhdon edhe me pronat. Durrësi sot nuk ka më port. Ai asgjëson një port akoma pa ndërtuar një port të ri. Ajo çka ka ndodhur për hir të së vërtetës me ndërtimin, ne duhet të marrim diçka, të analizojmë diçka se çfarë po ndodh në realitet me atë pronë.
Nuk e di nëse emisioni ka trajtuar se sa është zgjeruar hapësira e portit. Janë hedhur me miliona metra kub gurë, duke e trefishuar apo katërfishuar sipërfaqen reale të portit’, tha ndër të tjera, Osman Stafa në SYRI TV.
© SYRI.net