SYRI TV/ Rama rikthen kooperativat? Fermerët në krizë, qeveria hesht për kostot dhe falimentimin

15:02, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa bujqësia shqiptarë është në krizë dhe fermerët në prag falimentimi, Kryeministri Edi Rama ka rihedhur në treg një nismë të vjetër për shoqëritë e bashkuara bujqësore. Por këto shoqëri pritet të jenë një version i kooperativave bujqësore të kohës së komunizmit pasi bashkitë do të jenë aksionere, çka përbën kontroll politik mbi këto organizime fermerësh. Rama nuk tha asnjë fjalë për problemet aktuale të fermerëve të cilët po përballen me rritje të kostove të prodhimit, çmimin e lartë të naftës dhe mungesën e subvencioneve nga ana e qeverisë.

Syri TV

Teksa fermerët dhe blegtorët shqiptarë janë në prag të falimentimit për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, çmimit të lartë të naftës dhe plehrave kimike dhe mungesës së subvencioneve e mbështetjes nga ana e qeverisë, Kryeministri Edi Rama paraqet një realitet krejt tjetër. Gjatë një takimi me fermerët e Dibrës, shefi i qeverisë shmangu komentet për situatën e rëndë me të cilën përballet sot bujqësia dhe riktheu në treg nisma të vjetra, siç janë shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, të cilat nuk kanë funksionuar më herët, pikërisht për shkak të mungesës së mbështetjes së shtetit.

Por versioni i paraqitur nga Rama për shoqëritë e Bashkuara Bujqësore përbën një rikthim në kooperativat bujqësore të kohës së komunizmit, përmes kontrollit politik mbi këto organizime fermerësh, pasi, siç e tha vetë Kryeministri, bashkitë do të jenë aksionere në këto shoqëri.

Kur ka mbetur 1 vit nga zgjedhjet e reja lokale, Rama kushtëzoi me gjuhë kërcënuese rikandidimin e kryetarëve të bashkive të Partisë Socialiste.

Kryeministri ju rikthye sërish projektit të tij për të ashtuquajturën paketa e maleve, duke ftuar diasporën të investojë kursimet e saj në Shqipëri, ndërkohë që janë ende të freskëta pamjet e shkatërrimit të bujtinave në Theth dhe Valbonë nga fadromat e IKMT-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco