Berisha: Reforma territoriale është një interes thelbësor qytetar dhe është kërkuar nga BE-ja për integrimin e vendit

Berisha: Reforma territoriale është një interes thelbësor qytetar dhe është kërkuar nga BE-ja për integrimin e vendit

13:48, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e reformës territoriale në kuminikimin me qytetarët, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri dhe një kërkesë të drejtpërdrejtë të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa ka shpjeguar edhe arsyet e pjesëmarrjes së opozitës në dëgjesat publike për këtë reformë.

Fatos Doçi: Doktor, përshëndetje! Kisha një pyetje. Pse ju jeni bashkuar bandës në dëgjesa publike për reformën territoriale? Se çfarë kuptimi ka e gjithë kjo betejë kur ne këtej i quajmë organizatë kriminale dhe këtej ulemi me ta sikur kemi një kundërshtar normal?

Sali Berisha: Fatos, absolutisht ke 100% të drejtë në pyetjen që shtron. Unë të jap të drejtë, por ti do më mirëkuptosh. Sepse, reforma territoriale është një interes thelbësor qytetar. A e dëgjove diskutantin në Gjirokastër, se si i kanë zhveshur nga çdo lloj shërbimi. 
Mirëpo, mos harro se jemi në fushën e, ku të gjitha mediat kontrollohen nga qeveria, pothuaj të gjitha, 90%. Çfarë ndodh? Ndodh që në rast se ne nuk do ishim aty, për të dalë para jush, për të mbrojtur ju, interesat tuaja, do ishin të panumërt ata që do na thoshin se ju munguat, ju nuk ishit, ju gabuat. Dhe ne nuk jemi aty, unë jam dakord me ty, me atë që thua. 
Por ama, jam i detyruar të marr për bazë opinionet e gjëra të qytetarëve të cilët duan që ne të bëhemi avokatë të interesave të tyre. Duan të shohin dhe projektin tonë, për sa komuna dhe bashki jemi ne. Dhe që të jemi të hapur këtu me njëri-tjetrin, reforma territoriale është një kërkesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 
Ne jemi të zotuar që ne nuk braktisim kërkesat që janë të nevojshme për procesin e integrimit, siç sikundër dhe reforma zgjedhore. 
Këto janë arsyet. Po kjo, vetëm një gjë, kjo nuk ndryshon asgjë në raport me cilësimin se këta janë një organizatë e mirëfilltë kriminale. Këtu nuk ndryshohet, nuk ka asnjë ndryshim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco