Në bashkëbisedimin me qytetarët, kreu i PD, Sali Berisha akuzoi ish-kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, për falsifikim dokumentesh në lidhje me përfitimin e apartamenteve.
Berisha thotë se të dy rastet janë “identike” dhe kërkoi hetim nga SPAK, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e deklarimit dhe përfitimit të pronave.
Brisilda Selimaj: Z. Berisha, ju keni denoncuar faktin se Altin Dumani ka nënshkruar një kontratë porosie për apartamentin e tij në vitin 2006, por ka hyrë në të që në vitin 2004. Ndërkohë që në dosjen e AKSHI-t që e ka Altin Dumani, ai evidenton faktin se Mirlinda Karçanaj ka nënshkruar një kontratë qiraje në shkurt të 2026-ës dhe ka hyrë në apartament në janar të 2025-ës. Pra me këtë logjikë, SPAK duhet të hetojë edhe Dumanin.
Sali Berisha: Pa diskutim. Edhe ju përgëzoj. Ju përgëzoj. Janë identike rastet. Janë identike! Kjo është e vërteta. Këto janë apartamente të tyre që i kanë, domethënë që pastaj i kanë rregulluar dokumentet.
E kuptoni? Ky është rregullim fals i dokumenteve. Dhe unë e dënova, e denoncova siç e patë ju, para SPAK-ut. Por unë kam prapë çështje të tjera për Dumanin. Është e vërtetë. Si Mirlinda e AKSH-it, ashtu dhe Dumani me pesë mbiemra, kanë fshehur në të njëjtën mënyrë.
Shumë e qartë. Unë ju kam deklaruar shqiptarëve, një gjë ua them, kurrë nuk mund të blesh në shumë se një apartament, hajde të themi maksimumi dy, një kuzhinë me rrogën tënde. Dhe duke marrë kredi për to, se s'e blen dot. Kurse zotëria ka katër. Ka katër apartamente. Të japë llogari!
© SYRI.net