Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nëse opozita vjen në pushtet, do të ndërmerren masa të forta për hetimin dhe konfiskimin e pasurive që ai i konsideron të paligjshme të zyrtarëve aktualë.
Duke iu përgjigjur interesit publik mbi pasuritë e personave pranë qeverisë dhe vetë kryeministrit, Berisha theksoi se do të ngrihet një agjenci e posaçme shtetërore për identifikimin dhe sekuestrimin e këtyre aseteve, të cilat sipas tij do t’i kalojnë në pronësi publike.
Lideri i opozitës u ndal veçanërisht tek vila në Surrel, për të cilën hodhi akuza të forta mbi burimin e financimit dhe mënyrën e ndërtimit të saj.
Deklarata e plotë:
Shyqyri Myrtollari: Kur njerëz pranë pushtetit si Ergys Agasi dhe Mirlinda Karçanaj dyshohet se kanë pasuri marramendëse, sa mendoni se mund të ketë akumuluar vetë Edi Rama? Nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, a do të sekuestrohen këto pasuri dhe çfarë do të ndodhë me vilën e Surrelit? A mund të hapet për publikun si simbol i abuzimit me pushtetin?
Sali Berisha: Pyetje shumë, shumë e drejtë. Ju garantoj se një agjenci shtetërore do të ngrihet vetëm për identifikimin, gjetjen e pasurive dhe fondeve të fshehura të qeveritarëve aktual do të konfiskohen, të shtrohen në pasuri publike. Fati i sarajeve të Surrelit është e vështirë të përcaktohet sot.
Por një gjë është e sigurtë. Ato saraje janë saraje krimi. Muret, tullat, brendia, qelqet, xhamit, çatia janë të gjitha të ndërtuar me para krimi. Janë të ndërtuara nga kompani të cilat kanë rrjepur shqiptarët në tendera nga qeveria. 4400 m2 tokë janë të paregjistruara. Imagjinoje pak. Toka tjetër dhe po këto janë në kundërshtim flagrant me ligjin.
Janë deklaruar me një çmim qesharak 2 euro për metër katror në një kohë kur çmimi në atë kohë ka qenë minimumi 25 gjer në 40 euro metri katror sipas terrenit në atë zonë. Edi Rama kishte gjithsej të deklaruar në ILDKP 400.000 lekë dhe 3.800 euro.
E gjithë pasuria e tij. Ndërkohë, sarajet e Surrelit me themele më të gjata se çdo ndërtesë qeveritare, se presidenca dhe se ndërtesa të tjera, lëshonin shtat me materiale më të kushtueshme.
Po kështu është pallati në pajë i zonjës Rama, për të cilin nuk ekziston asnjë faturë doganore, tatimore, bankare, çfarëdolloji. Ka mbirë nga toka. Dhe zonja Rama thoshte, është bërë me para gjaku. Paratë e gjakut janë paratë e vrasjeve, paratë e trafiqeve. Nuk është e vërtetë dhe nuk besoj që i vëllai i saj të jetë i tillë.
Se nuk kam, nuk kam dëgjuar ndonjëherë që, i vëllai i saj është trafikant droge apo është vrasës. Por ajo i ka deklaratat të pa kështu. Ajo është një, edhe për pallat, edhe për sarajet e Surrelit na tha që janë ndërtuar me paratë e ‘Kurbanit’. Ju kujtohet apo jo?
‘Kurbanin’, një kohë kur s'ka paguar asnjë taksë Edi Rama për ‘Kurbani-n’. Imagjinoni si u ndërtua pallati me paratë e Kurbanit që as koteci, që kanë për qenin aty, në anë të shtëpisë, nuk mund të ndërtohej me paratë e Kurbanit. Breshkat, më fal se thashë qen, se ruan breshkat, breshkat i ka banorë të shtëpisë.
© SYRI.net