Berisha: Elisa Spiropalin e hoqi nga ministre Lubi Balluku. Shqipëria drejtohet nga një grup kriminal me në krye Ramën

Berisha: Elisa Spiropalin e hoqi nga ministre Lubi Balluku. Shqipëria drejtohet nga një grup kriminal me në krye Ramën

13:04, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I pyetur nga një qytetare lidhur me shkarkimin e Spiropalit si Ministre e Jashtme, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ajo është larguar nga detyra si ministre jo nga kryeministri Edi Rama, por me ndikimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Berisha e cilësoi qeverisjen aktuale si një “grup kriminal” me në krye, sipas tij, Edi Ramën.

Dajana Ruka: Si e lexoni lëvizjen e fundit të Elisa Spiropalit në PS, a është një lëvizje e Ramës apo ka gjasa reale që ajo të ndërtojë në fraksion të vetin politik në PS. 

Sali Berisha: Nuk është një manovër e Ramës, sepse Elisa Spiropalin e flaku Lubi Balluku. Ia kam thënë dhe asaj në parlament, kur ishte në detyrë. E flaku Lubi Balluku, sepse Elisa Spiropali nuk mund të mbronte vjedhjen flagrante klamoroze të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut në takime ndërkombëtare.
Dhe Edi Rama e largoi atë menjëherë me urdhër të Lubi Ballukut. Se çfarë do bëjë, nuk është, nuk kam ndonjë, interes se çfarë do bëjë Eliza, apo çfarë ndodh brenda atij, asaj partie krimi. Ajo që mund t'ju them unë, se ata janë një grusht kriminelësh, njerëz që kanë porositur vrasje me Edi Ramën në krye, njerëz të cilët ndajnë pasurinë publike të shqiptarëve me familjarët e tyre, njerëz të cilët s'kanë ligj as kushtetutë, por vjedhin nga mëngjesi në darkë. 
Kurrë Shqipëria s'ka patur në krye një grup më kriminal se ç'ka sot Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale. Ata janë sinonim i krimeve monstruoze, janë sinonim i krimeve të shumëllojta, janë sinonim i porositjes së vrasjeve, janë sinonim i bashkëpunimit me drogën, janë sinonim i plaçkitjes dhe vjedhjes së pamëshirë të pasurive publike dhe fondeve publike të qytetarëve shqiptarë, janë sinonim i pashiqve dhe çubrilloviqve, platformave të tyre ndaj shqiptarëve. 
Ata janë pra armiq të egër, të qenies shqiptare, të kombit shqiptar, të të ardhmes së shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco