PL mbledh Kryesinë, Tedi Blushi publikon letrën e Ilir Metës: Të hënën nis përballja ime publike me mafian

PL mbledh Kryesinë, Tedi Blushi publikon letrën e Ilir Metës: Të hënën nis përballja ime publike me mafian

12:15, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryesia e Partisë së Lirisë po mban një mbledhje, ku Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka bërë publike një letër të Presidentit të PL Ilir Meta.

“Duke ju falënderuar për besnikërinë përballë presionit kriminal nga narko-regjimi, ju garantoj në triumfin e kauzave tona që u rikthyen lirinë e sovranitetin qytetarëve. Bashkë me shqiptarët patriotë e profesionistë do të realizojmë programin për realizimin e 45 prioriteteve tona. Prej 2 vitesh agresioni i regjimit u përqendrua ndaj PL dhe ndaj meje si

President i saj. Kjo platformë esktreminimi politik, në thelb është platforma për zhdukjen de facto të pluralizmit politik.

Të hënën nis përballja ime publike me mafian e George Sorros”, thuhet në letër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco