Të hënën nis gjyqi në themel, Meta kërkesë publike GJKKO-së: Të transmetohen live të gjithë seancat ndaj meje

Të hënën nis gjyqi në themel, Meta kërkesë publike GJKKO-së: Të transmetohen live të gjithë seancat ndaj meje

11:17, 25/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish Presidenti, Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë publike Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar që të transmetohen live seancat ndaj tij.

Kjo kërkesë e ish Presidentit vjen teksa të hënën, më 27 prill, do të nisë gjykimi në themel për dosjen në ngarkim të tij, ish bashkëshortes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë të marrë të pandehur.

Sipas tij, “transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”.

“Në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë bashkëkombasve, kudo që ndodhen, të cilëve u kam shërbyer me përkushtim, përgjegjësi maksimale dhe ndjenjë të thellë patriotizmi në detyrat më të larta shtetërore (President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër), i drejtohem sot Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë (live) të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, të hënën, më datë 27 prill 2026 dhe deri në fund. Në funksion të informimit publik, të gjithë gazetarëve dhe mediave të interesuara duhet t’ju garantohet sinjali i transmetimit (live). Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik!”, shkruan Meta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco