‘50-vjetori i PPE’/ Bardhok Doda: Moment për të forcuar vlerat demokratike dhe bashkëpunimin europian

‘50-vjetori i PPE’/ Bardhok Doda: Moment për të forcuar vlerat demokratike dhe bashkëpunimin europian

21:54, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Koordinatori i Partisë Demokratike në Itali, Bardhok Doda, ka vlerësuar 50-vjetorin e Partisë Popullore Evropiane si një moment të rëndësishëm për reflektim dhe angazhim ndaj vlerave demokratike.

Në një postim në FB, ai thekson rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes vendeve dhe rolit të komunitetit shqiptar në Itali, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje për besimin e dhënë nga Forza Italia dhe angazhimin për të përfaqësuar denjësisht shqiptarët në strukturat e qendrës së djathtë europiane në përvjetorin e 50-të të EPP.

Postimi në FB:

Sot festojmë një ditë të rëndësishme për demokracinë: pesëdhjetëvjetorin e Partisë Popullore Evropiane, një shprehje e vlerave të lirisë, përgjegjësisë dhe angazhimit qytetar.

Ky moment i rëndësishëm përfaqëson jo vetëm një kujtesë historike, por edhe një angazhim të ripërtërirë ndaj parimeve demokratike, kohezionit midis popujve dhe ndërtimit të një Evrope gjithnjë e më të bashkuar dhe mbështetëse.

Dua të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për Forza Italia për fyesën dhe për besimin që më kanë dhënë, duke më besuar të përfaqësoj komunitetin shqiptar  si kordinator brenda qendrës së djathtë në Itali. Kam nderin të mbaja këtë pozicion si koordinator per Italinë dhe kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare për Romën.

Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen që kam marrë dhe ripërtëri angazhimin tim për të punuar me përkushtim në shërbim të vlerave të përbashkëta që bashkojnë popujt tanë, me besimin se dialogu, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë janë themelet e një komuniteti të fortë dhe të qëndrueshëm.

Në një frymë uniteti dhe përgjegjësie, ne shikojmë drejt së ardhmes me besim.

Rroftë liria, rroftë PPE, rroftë Forza Italia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco