Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka kritikuar projektin e qeverisë për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano dhe mbylljen e portit ekzistues të Durrësit. Sipas tij, mungon një analizë e plotë e alternativave dhe publikut i është paraqitur vetëm një opsion i vetëm, pa studim të mjaftueshëm të fizibilitetit.
Gjatë diskutimit në tryezën me departamentin “Brain Gain” të PD-së, ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi kapacitetin dhe thellësinë e portit të ri, duke u shprehur se nuk përmbush nevojat krahasuar me portin aktual.
Malltezi kritikoi edhe mungesën e konsultimeve publike, duke thënë se procesi shkel parimet e transparencës dhe Konventën e Aarhusit.
Sipas tij, projekti duhet të rishikohet dhe të shoqërohet me analiza më të detajuara mjedisore dhe ekonomike, përpara se të merret një vendim përfundimtar.
Malltezi:
Unë do kthehem te një pyetje, a e don qeveria shqiptare durrsakët aq sa do gaforret dhe karkalecat? Dhe të këtë do ta shtjellojmë dhe do t'jua tregoj pak më pas. Së pari, ajo që mungon është mungesa e analizës së alternativave. Cilat janë alternativat? Pra, alternativa e vetme që ka dhënë qeveria është, të mbyll portin e Durrësit, do krijoj një port të ri në Porto Romano.
E para, a është ky port me madhësinë dhe thellësinë e nevojshme? Qartazi, na u tregua që si madhësi ishte 1/4, si thellësi gjithashtu nuk e plotëson. Atëherë që në këtë mes, ne duhet të thërrasim Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhëtarëve, sepse është çështje e tradhëtisë kombëtare menjëherë. Të kemi parasysh që çdo fizibilitet që bëhet, krahason disa alternativa. Momenti që nuk ka një analizë të hapur të alternativave, tregon që është një aferë korruptive me pasoja të tradhëtisë kombëtare që duhet luftuar fort.
Të kemi parasysh që në rrugën e kombit, në rast se do merrnim atë alternativë, fizibiliteti gjithashtu duhet marrë dinamik dhe jo statik. Në rast se në analizën e alternativave gjatë rrugës së kombit, ne do merrnim për bazë vetëm ato makina që kalonin aso kohe në kufirin e Kosovës, e mes Shqipërisë dhe Kosovës, në Morinë, nuk do justifikonte rruga e kombit. Pse? Sepse rruga ishte gjithë kthesa, ishte shumë e keqe, shumica e makinave i binden nga, nga Maqedonia, nuk shkonin fare. Por sapo u bë rruga e kombit, menjëherë të gjithë trajlerat e të gjithë Shqipërisë jugore, shkuan në në Kosovë. Në Kosovë, domethënë pika gjatë kohës së fundjavave mund të kalojë mbi një orë. Pra, një volum i jashtëzakonshëm.
Ndaj duhet bërë një ë analizë alternativash ë fizibël, dinamike dhe jo statike. Doja të kthehesha tek çështja e ndotjeve. Profesori më herët tha që , porti i Durrësit është port i cekët dhe ka nevojë për gërmime. Sa herë merren gërmimet llumrat, këto i hidhnin në radhën e jashtme. Radha e jashtme është thjesht në det të hapur, ta marrin vesh të gjithë të tjerët. Normalishtb, kur në 2013-ën, qeveria shqiptare donte të bënte thellimin e portit të Durrësit dhe kërkoi një hua nga BERZH-i, BERZH-i tha stop. Ju do bëni thellimin këtu? Po këtu në këtë port janë ngarkuar mbetjet e kromit.
Mbetjet e kromit me përkufizim janë metale të rënda. Si do i hidhni ju këto metale të rënda në det të hapur? Do të cënoni gaforret, karkalecat e të gjithë me radhë. Tani imagjinoje kur BERZH-i vinte kushte për të bërë modelim mjedisor, modelim dinamik se si do shpërndaheshin këto mbetje. Ne çfarë po bëjmë? Bash aty ku kemi mbetjet e kromit, po bëhen pallate. Pra mund të rrezikohen me metalet e rënda njerëzit, banorët, fëmijët, që të gjithë. Të kemi parasysh që gjatë qeverisjes së PD-së, u bë një inkapsulim te për mbetjet e lindanit dhe kromit gjashtëvalent, si mbetje të rrezikshme kancerogjene. Tani, kapsuluam në mënyrë që të mos helmohen fëmijët në Porto Romano, ne i bëjmë këtu te porti. Pse? S'ke asnjë lloj, asnjë fletë analize si e ke cilësinë e tokës. Ndërkohë që ne e dimë fare mirë se si është.
Shqipëria është palë e një konvente, quhet Konventa e Aarhusit. Kemi pasur drejtorin, këtu Gavroshin, është dhe Meriana që e dinë fare mirë, Genti që e dinë. Konventa e Aarhusit është konventa e OKB-së që ka të bëjë me pjesëmarrjen publike në vendimmarrjen që cënon mjedisin. Është e detyrueshme sipas Konventës së Aarhusit që para se të bëhet një aktivitet i cili mund të cënojë mjedisin, të ketë dëgjesa publike.
Dëgjesa në të cilën të fliten dhe qytetarët t'i kenë të qarta çështjet sociale, ekonomike, mjedisore. Dhe në fund fare të shohim kush do jetë impakti nga këto dhe si do zvogëlohet ky impakt. Për fat të keq, kjo konventë është injoruar totalisht. Gjatë kohës së qeverisjes së PD-së, ne kishim dëgjesa publike qoftë edhe për një magazinë kur u bënte. Një qendër transferimi mbetjesh kur u bënte, u bënte dëgjesa publike. Për hidrocentralin e Devollit, janë bërë të paktën gjashtë, shtatë dëgjesa publike në çdo komunë dhe në Gramsh. Për TAP-in, janë bërë dëgjesa publike në çdo fshat, në çdo komunë. Dhe jo një herë, po dhjetëra herë. Çfarë ndodhi me këto qytetarë? Qytetarët tani janë të pa, të papërfillshëm për qeverinë, aq sa gaforret dhe karkalecat? Po të kemi parasysh te Rrugën e Kombit, dëgjesat kanë shkuar në çdo cep, në çdo baçe që do të cënonte rruga, për të parë çfarë cënon, cila do jetë kompensimi.
Së fundi, dua të them çfarë mund të bëjmë neve. Fakti është, përderisa sipërfaqja dhe thellësia janë minimale, pra nuk janë as sa porti ekzistues i Durrësit, qartazi kjo është një ndërmarrje e pistë. Është një ndërmarrje që nuk do as mend as kalem, domethënë, dhe në mungesë të alternativave kjo duhet luftuar. Si mund të luftohet? Ka tre rrugë, përveç se, natyrisht në Këshillin Bashkiak të Durrësit që duhet dëgjuar, por aty kanë shumicën dhe e mbyllin me fuqinë e kartonave. Për mendimin tim, PD-ja duhet të dali me një set aksioni. Aksion në tre nivele.
E para, fushata, Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhëtarëve. Partia Demokratike të çojë në Gjykatë Kushtetuese një padi ndaj kësaj marrëveshje, si marrëveshje që bie në dhunim qoftë me Konventën e Aarhusit, ku Shqipëria është palë, qoftë në MSA-në, ku Shqipëria gjithashtu është palë. Sepse Edi Rama ka lidhur kontratë pa konkurencë të hapur. Mungesa e konkurencës cënon MSA-në. PD-ja duhet ta hedhë në Gjykatë Kushtetuese këtë si marrëveshje korruptive dhe që cënon interesin kombëtar, cënon dy konventa, konventën e Aarhusit dhe MSA-në, që për përkufizim, duke qenë marrëveshje ndërkombëtare, prevalojnë ndaj ligjeve vendore. Pra, së pari, Gjykata Kushtetuese. Së dyti, kontaktet në të gjithë nivelet në Komisionin Europian.
Është cënuar MSA-ja. Shqipëria po bën propagandë që do hyjë në BE e të gjitha me radhë, Shqipëria nuk respekton MSA-në, sepse portin e ka bërë portin e troplinëve, sepse vjedhjet dhe korrupsioni i Edi Ramës cënon sigurinë kombëtare, cënon fizibilitetin e çfarëdolloji. Dhe së treti, unë do sugjeroja që PD-ja e Durrësit të fillonte të mblidhte firmat për të bërë referendum lokal. Ne kemi eksperiencë, ku para 10 vitesh, ne si deputetë të ambientit dhe mjedisit, kemi mbledhur firmat, kemi çuar në KQZ për referendum lokal. Nuk kërkohen shumë firma, mos gaboj vetëm 10 firma. Kërkohet një pyetje e thjeshtë. Do i kërkojmë qytetarëve të Durrësit, a e doni shkatërrimin e portit ekzistues në mënyrë që qeveria të krijojë në Porto Romano një port që asnjëri s'e din se çfarë është dhe që do jetë sa 1/4 e kapacitetit aktual? Kaq e thjeshtë pyetja. Këto tre gjëra unë mendoj që duhet t'i bëjmë.
© SYRI.net