Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka publikuar një status tjetër në rrejtin social Facebook ku duket se faktohet akuza e hedhur më herët për ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i cili në një grup komunikimi në Whatsapp fyente rëndë shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Pas mohimit të vakët të Ministrisë së Jashtmë, Këlliç ka publikuar një ‘provë’ të re ku duket se ministri Hoxha ka fshirë mesazhet nga grupi i komunikimit, të cilin më herët e kishte mohuar se ekziston. Krahasa publikimit të dytë, deputeti i PD i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Jashtëm.
Postimi i Këlliçit:
Ferit, nuk kalohet ky incident i rëndë, kjo shkelje e paprecedentë e etikës duke fshirë mesazhin, ku ke fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe duke genjyer me zëdhënës për media. Gjurmët e tua janë aty, tek grupi "Ambasadorët".
Jo vetëm e ke bërë atë koment poshtërues, por tani ke nisur gjuetinë e shtrigave për të gjetur personin që nxori mesazhin. Nuk e mbulon dot skandalin me mashtrim.
Jep dorëheqjen, është e vetmja mënyrë që të shpëtosh dinjitetin e Institucionit që drejton dhe të korrigjosh dëmin që ke shkaktuar në diplomacinë e Shqipërisë.
Çdo orë, çdo ditë më shumë e jotja në krye të Ministrisë së Jashtme është një turp për të gjithë ne.
© SYRI.net