Dëgjesat për territorialen në Gjirokastër, Boçi - Maznikut: Harta aktuale ka lënë në harresë zonat periferike

Dëgjesat për territorialen në Gjirokastër, Boçi - Maznikut: Harta aktuale ka lënë në harresë zonat periferike

19:44, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reforma Administrativo-Territoriale ka mbledhur në një dëgjesë publike në Gjirokastër drejtuesit e Komisionit të Posaçëm, përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe qytetarët.

Ndonëse qëllimi i takimit ishte mbledhja e sugjerimeve për tri shtyllat kryesore për territorin, shërbimet dhe financat diskutimi nuk ka kaluar pa debate politike mes dy bashkëkryetarëve.

Arbjan Mazniku ka mbrojtur strukturën aktuale, duke vënë theksin te rritja e eficiencës dhe domosdoshmëria e modernizimit të shërbimeve përmes njësive më të mëdha.

Nga ana tjetër, Luçiano Boçi ka qenë mjaft kritik, duke pretenduar se reforma ka dështuar të sjellë shërbimet më pranë qytetarit dhe ka rritur koston e jetesës në zonat rurale.

Boçi ka theksuar se harta aktuale ka lënë në harresë zonat periferike dhe se pushteti vendor është larguar nga interesi i drejtpërdrejtë i banorëve, duke u kthyer në një makinë administrative të rënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco