'Parlamenti, punishte ligjesh me porosi'/ Zhupa: Arsimi nuk mund t’i delegohet privatit, është detyrim kushtetues

16:53, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë për SYRI TV nën moderimin e Edvin Parrucës, deputetja e PD, Ina Zhupa akuzoi se Parlamenti është kthyer në “punishte ligjesh me porosi”.

Ajo kundërshtoi ligjin për kalimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) te Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), duke thënë se institucioni menaxhon maturën shtetërore, licencimet dhe të dhëna të ndjeshme të nxënësve.

Sipas Zhupës, ligji paracakton AADF-në pa garë dhe dobëson kontrollin shtetëror mbi fondet publike, ndërsa paralajmëroi rritje tarifash dhe rrezik për privatizim të shërbimeve që lidhen me një të drejtë kushtetuese si arsimi.

Zhupa: 

Është shumë e rëndësishme për faktin se ne nuk patëm mundësi dje që ta diskutonim këtë gjë në parlament edhe të informonim edhe qytetarët mbi atë që ndodh. Parlamenti është kthyer në një punishte të ligjeve me porosi. Sinqerisht, në çdo seancë janë ligje nominale që dihen për kë bëhen dhe kush janë interesat. Këtë seancë kishim dy ligje nominale. Një ligji që do diskutojmë ne bashkë tani, që është për t'i dhënë Qendrën e Shërbimeve Arsimore, pra ia dhamë dje Qendrën e Shërbimeve Arsimore Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF-së, dhe ligji tjetër ishte për të caktuar drejtuesin e Gardës, atë që ishte caktuar nga Rama, po për të ndryshuar ligjin që t'i shkonte atij si kostum me porosi.

Tani unë dua të ndalem te ligji që më pyetët ju me të drejtë se kush janë problematikat e atij ligji. Qendra e Shërbimeve Arsimore është një qendër shtetërore, organ i cili varej nga Ministria e Arsimit dhe ka testet e maturës shtetërore. Pra matura shtetërore organizohet nga QSHA-ja. Ka licensimin, provimet e licensimit të profesioneve të rregulluara: mësues, infermier, gjithçka është nga QSHA-ja. Ka njësimin e diplomave që vijnë nga jashtë. Dhe së fundmi duan t'i fusin edhe testet ndërkombëtare, se kjo nuk është, po duan t'ia shtojnë tani, testet ndërkombëtare të gjuhëve të huaja.

Të gjitha këto, QSHA-ja i ofronte tani, i ofronte përkundrejt tarifave, ka një buxhet, i shkonte buxheti sot që ne flasim 1 milionë euro në vit nga tarifat që merrte, dhe këto tarifa ishin para shtetërore, para që kontrolloheshin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, para që shkonin në buxhetin e shtetit. Çfarë duan të bëjnë? Ju jeni njohës i jashtëzakonshëm i ligjit të trashëgimisë kulturore që e ka bërë Mirela Kumbaro me AADF-në. Kjo është seria dy. Kanë marrë të njëjtën ide dhe kanë bërë një ligj prapë me porosi për AADF-në. Ku AADF-ja në fillim bëri një mbikqyrje të QSHA-së dhe arriti në konkluzionin me ekspertët e vet që QSHA-në duhet ta merrte ajo vetë.

Duhet ta ktheni në agjenci autonome private, se autonome është fjalë e bukur për të thënë private, në një agjenci private, ku shteti do t'ju bënte të gjitha nevojat, sepse e duan këtë shtetin për të mbaruar detyrimet që duhet t'i vendoste për maturën shtetërore, detyrimet për të hequr testet nga provider të certifikuar dhe për t'i marrë AADF-ja, që janë të gjitha problematika, dhe do ta merrte AADF-ja. AADF-ja këtë gjë e garantonte me themel, pra e paracaktojmë ne që do jetë AADF-ja, ndërkohë që po të ishte një konkurs mund të ishin të tjerë që mund ta merrnin fondacione, po të ishte që do t'ia japin privatit, e paracaktojnë këtë AADF-në, me një plan të vetë AADF-së që duhet ta marrim ne.

Vijnë, sjellin një ligj me porosi dhe ligji thotë, kjo gjë i takon privatit, bëhet një bord ku shumicën e ka privati dhe paracaktohet AADF-ja. Ndërkohë që as Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk mund të monitorojë më paranë publike, për arsye se AADF-ja thotë, ne jemi bamirësit. Ne do t'ju japim thotë 5 milionë dollarë për këtë qendrën, për këtë agjencinë e re. Ndërkohë që jua përmenda pak më parë që, për 10 vite. Për 10 vite kjo qendra vetë prodhonte 10 milionë dollarë.

Nuk ka nevojë për 5 milionët e AADF-së. Pra të të marr unë 10 që t'i jap pesë që të mos kontrollohen nga KLSH-ja. Flas me tarifat e tanishme, se pritet që tarifat me demek do rregullohet cilësia e shërbimit dhe do të tre-katërfishohen tarifat dhe nga 1 milion që mblidhnin në vit, do mbledhin tre apo katër në vit. Çfarë rrezikojmë ne me këtë? Testet e maturës shtetërore, të dhënat e nxënësve shqiptarë, detyrimi që ka në institucionet pra arsimi publik, janë detyrime kushtetuese dhe janë të drejta kushtetuese. Nuk mundet që as të dhënat personale të nxënësve shqiptarë, as testet e maturës shtetërore të kalojnë tek një privat dhe mos të jenë në llogari të shtetit shqiptar, pra qoftë se arsimi është një detyrim kushtetues dhe është një e drejtë e qytetarëve shqiptarë. Nga ana tjetër, nëse do të ishte gjykuar që do t'i jepej një privati, duhet të na jepnin një model. Cili vend europian i bën këto siç i bën Shqipëria? 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco