Berisha: Shumë shpejt do fillojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë

Berisha: Shumë shpejt do fillojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë

13:54, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi opinionin se Partia Demokratike do të fillojë së shpejti edhe përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2027-ës.

‘Shumë shpejt do fillojë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për bashkitë’, iu përgjigj Berisha pyetjes së gazetarit gjatë konferencës për shtyp.

Konferenca me gazetarët:

Pyetje: Kemi 1 vit nga zgjedhjet lokale. Kur do e nisë PD procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për bashki?

Sali Berisha: Shumë shpejt, shumë e drejtë. Shumë shpejt do të nisë procesi. Ka një debat për tu zhvilluar lidhur me procedurën. Do të finalizohet dhe ky debat. Ka mendime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të procedojmë, por siç kemi shpallur që ne, koha na imponon veprimtari shumë planëshe njëkohësisht dhe kësaj po i përmbahemi.

Po punojmë intensivisht në parlament, në procesin e analizave dhe zgjedhjeve në parti, do punojmë intensivisht në procesin e përgatitjes për zgjedhjet lokale.

Pra shpejt do të fillojë.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco