Berisha: Përveç dy reformave të kërkuara nga BE dhe OSBE, me Edi Ramën mund të kemi asnjë pakt tjetër

Berisha: Përveç dy reformave të kërkuara nga BE dhe OSBE, me Edi Ramën mund të kemi asnjë pakt tjetër

13:51, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se nuk mund të ketë asnjë pakt politik me qeverinë aktuale, përveç dy reformave që sipas tij janë të kërkuara edhe nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Këshilli i Europës.

Ai theksoi se çdo diskutim apo marrëveshje tjetër politike me kryeministrin Edi Rama është i pamundur, duke e cilësuar atë si një “sistem autoritar” dhe “armiku më i egër i opozitës”.

Berisha nënvizoi se opozita mund të bashkëpunojë vetëm në kuadër të reformave të dakordësuara ndërkombëtarisht, ndërsa për çdo çështje tjetër, sipas tij, nuk mund të ketë asnjë marrëveshje politike me qeverinë.

Fjala e tij:

Zoti Berisha, nisur nga deklaratat e bëra prej jush në ditët e fundit, por gjithashtu edhe nga një deklaratë e bërë rreth dy ditë më parë nga zoti Damian Gjiknuri, duket sikur po shkohet drejt një marrëveshjeje politike. Ju zoti Berisha, jeni gati për një pakt të ri politik që të përfshijë kërkesat tuaja për kodin zgjedhor dhe reformën territoriale, por gjithashtu edhe kërkesat e bëra nga PS për një reformë kushtetuese.

Sali Berisha: Unë siç theksova dhe dje, asnjë lloj pakti përveç dy reformave që janë të kërkuara edhe nga BE-ja, OSBE-ja, Këshilli i Europës, me Edi Ramën nuk mund të kemi asnjë pak tjetër. 
Kjo është shumë e prerë. 
Edi Rama është diktator autoritar, armiku më i egër i opozitës dhe opozita nuk mundet kurrë që përveç në këto fusha të bashkëpunojë me të. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco