Kryetari i PD, Sali Berisha teksa ka paralajmëruar protestën e radhës së opozitës, pë rtë cilën tha se do të jetë më paqësorja ndonjëherë, u shpreh se 8 maji duhet të jetë dita e shqiptarëve, ndërsa bëri thirrje për lënien mënjanë të çdo marrëveshjeje dhe pakënaqësia, për t’u bashkuar kundër një qëllimi të vetëm, Edi Rama.
Në konferencën me gazetarët nga selia blu, lideri demokrat tha se kryengritja, siç e cilësoi ai protestën e 8 majit, është shpresa e vetme e shqiptarëve.
‘Kryengritja e cila synon të bashkojë të gjithë shqiptarët pavarësisht nga moshat, pavarësisht se mund të jenë të bindjeve të ndryshme politike, por që gjykojnë se vjedhjet e tmerrshme të qeveritarëve po shkatërrojnë financat e tyre, po shkatërrojnë vendin e tyre’, u shpreh Berisha.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, u bëj thirrje edhe ju që heshtni, por që shpirtërisht nuk aprovoni kurrë këto vjedhje monstruoze dhe këto qëndrime çnjerëzore ndaj kombit që mban Edi Rama.
Të lëmë mënjanë çdo pakënaqësi.
Të lëmë mënjanë çdo mosmarrëveshje dhe të bashkohemi në këtë kryengritje të fuqishme si shpresa e vetme e shqiptarëve.
Kryengritja e cila synon të bashkojë të gjithë shqiptarët pavarësisht nga moshat, pavarësisht se mund të jenë të bindjeve të ndryshme politike, por që gjykojnë se vjedhjet e tmerrshme të qeveritarëve po shkatërrojnë financat e tyre, po shkatërrojnë vendin e tyre.
8 maji duhet të jetë dita e shqiptarëve.
E protestës së tyre më të fuqishme.
Unë kam besim se do japim me 8 maj mesazhin më të fuqishëm ndaj këtij regjimi bandit dhe hajdut.
© SYRI.net