Berisha: Shpresa e vetme në këtë situatë është përgjigja qytetare! Nuk do pranojmë kurrë mbylljen e çështjes Balluku

13:01, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi gjatë një konference për shtyp se “shpresa e vetme në këtë situatë dramatike është reagimi dhe përgjigja e fuqishme qytetare!”.

“Nuk do pranojmë kurrë mbylljen e çështjes Balluku”, tha kreu i PD.

Berisha: Ju jeni dëshmitarë të dashur qytetarë dhe qytetare se pasi bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut për afera të përbashkëta me Ramën, për të cilat në një vlerësim paraprak, prokurori përcaktoi 36 vite burg në kërkesën e tij.

Dhe natyrisht nuk ishin më pak për Ramën në atë mes.

Pasi me mandatet e tij të krimit mbylli, bllokoi arrestimin e saj për të mbrojtur veten e vet.

Pasi afera të tjera të mëdha korruptive kanë dalë në dritë dhe drejtësia është tërësisht e paralizuar.

Pasi në Bruksel, fantazma e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, të pranishme në një seri mbledhjesh nga fillimi i marsit gjer më 18 prill, në të cilat është diskutuar raporti i ndërmjetëm për standardet dhe kriteret themelore për Shqipërinë dhe ka mbetur në klasë.

Por, theksoj këtu se shpresa e vetme në këtë situatë dramatike është reagimi dhe përgjigja e fuqishme qytetare.

Edi Rama bllokoi drejtësinë.

Edi Rama de facto për të shpëtuar lëkurën e tij, iu tha plaç partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kërkojnë absolutisht me të drejtë, funksionimin e shtetit ligjor, funksionimin e luftës kundër korrupsionit dhe respektimin e vendimeve të drejtësisë, u deklaroi shqiptarëve se çështja Balluku është e mbyllur.

Unë ftoj çdo shqiptar të mos pranojmë të mbyllim kurrë atë çështje.

Vendi po shkatërrohet çdo ditë e më shumë.

Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë.

Gjithçka bëhet e pashpresë në qoftë se ne nuk ngrihemi fuqishëm me zërin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco