PD: Bashkia e Tiranës hap procedurat e kredive të buta, por e-Albania nuk punon

PD: Bashkia e Tiranës hap procedurat e kredive të buta, por e-Albania nuk punon

10:45, 24/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat ka ngritur shqetësime për funksionimin e shërbimeve publike digjitale, duke akuzuar se dështimet e përsëritura të sistemit po u mohojnë qytetarëve aksesin në një të drejtë themelore siç është përfitimi nga programet e strehimit social.

Sipas saj, edhe pse aplikimet për fazën e parë të këtyre programeve janë hapur dhe duhet të kryhen ekskluzivisht përmes portalit e-Albania, sistemi po has probleme serioze teknike që e bëjnë të pamundur procesin e aplikimit për një numër të madh qytetarësh.

Vangjeli theksoi se këto pengesa nuk janë raste të izoluara, por një situatë më e gjerë që reflekton, sipas saj, keqmenaxhim dhe mungesë funksionimi të shërbimeve digjitale, me pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët që varen prej tyre për përmbushjen e detyrimeve dhe realizimin e të drejtave ligjore.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike denoncon një tjetër dështim të shërbimeve publike digjitale, që po u mohon qytetarëve një të drejtë themelore: aksesin në programet e strehimit social.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimet për fazën e parë të përfitimit nga programet e strehimit social duhet të kryhen nga data 20 Prill deri më 19 Maj 2026, ekskluzivisht përmes portalit e-Albania.

Por në realitet, sistemi nuk funksionon.

Dhjetëra denoncime tregojnë se aplikimi është i pamundur për shkak të problemeve në komunikimin me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

VetĂ« portali ka pranuar publikisht ndĂ«rprerje dhe mirĂ«mbajtje tĂ« sistemit, por ajo qĂ« po ndodh nuk Ă«shtĂ« as ‘ndĂ«rprerje e pĂ«rkohshme’ dhe as ‘ngadalĂ«sim’. ËshtĂ« njĂ« kolaps i plotĂ« i shĂ«rbimit.

Pamundësia për të aksesuar shërbimet digjitale po sjell pasoja konkrete: bllokim aplikimesh, vonesa në regjistrime, pamundësi për të përmbushur detyrime ligjore dhe humbje të të drejtave të garantuara me ligj.

Çdo ndĂ«rprerje, edhe e pĂ«rkohshme, krijon pasiguri, kosto dhe penalitete pĂ«r qytetarĂ«t qĂ« varen nga kĂ«to sisteme.

Ndërkohë, miliona euro nga taksat e shqiptarëve janë shpenzuar për këto sisteme që sot nuk funksionojnë.

VetĂ«m nĂ« tre vitet e fundit, mbi 8.5 milionĂ« euro janĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r ‘mirĂ«mbajtje dhe pĂ«rmirĂ«sim’ tĂ« sistemit tĂ« gjendjes civile. Rezultati Ă«shtĂ« i qartĂ« dhe i turpshĂ«m: fondet janĂ« shpenzuar ndĂ«rsa sistemi nuk punon.

Ky realitet ngre pyetje për menaxhimin e fondeve publike dhe për përgjegjësinë institucionale.

Nuk është rastësi që SPAK ka sekuestruar mbi 40 milion euro në kuadër të hetimeve të dosjes së Akshit.

Përfundimi është i thjeshtë dhe alarmant: qytetarët po lihen pa shërbim, ndërsa fondet publike shpërdorohen.

Sa kohë që në krye të qeverisë qëndron Edi Rama, shqiptarët do të vazhdojnë të përballen me shërbime që dështojnë dhe me premtime që mbeten vetëm propagandë.

Denoncimi i PD, E-albania nuk funksiononDownload

Partia Demokratike kërkon:

Vënien e menjëhershme në funksion të sistemit të aplikimit;

Garantimin e aksesit të plotë për çdo qytetar që kërkon të përfitojë nga programet e strehimit social;

Transparencë të plotë mbi fondet e shpenzuara dhe përgjegjësi për dështimin e sistemit.

Programet sociale janë një detyrim ndaj qytetarëve dhe duhet të funksionojnë pa justifikime.

Qytetarët meritojnë shërbime që punojnë, jo premtime që dështojnë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco