VIDEO/ Saiti: Kosova në ngërç politik, kriza ekonomike thellohet nga pazaret për pushtet

20:23, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Gazment Saiti, i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se vendi po përballet me një krizë të thelluar si në planin ekonomik ashtu edhe në atë institucional.

Sipas tij, situata aktuale po rëndon drejtpërdrejt ekonominë, ndërsa qytetarët janë gjithnjë e më pak të interesuar për përplasjet politike dhe më të shqetësuar për kostot e larta të zgjedhjeve të njëpasnjëshme, të cilat, sipas tij, po i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro.

Ai u ndal edhe te ngërçi për zgjedhjen e presidentit të ri, duke kujtuar se një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe më herët, kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës riktheu dekretin për shpërndarjen e parlamentit, duke i dhënë Kuvendit një afat shtesë për të gjetur një kandidat konsensual për një mandat pesëvjeçar.

Sipas tij, asnjëra nga palët politike nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët. Ai përmendi si Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe partitë opozitare, duke theksuar se negociatat janë bllokuar për shkak të kërkesave të larta politike.

‘Kosova po shkon në një rrugë e cila po e thellon akoma më shumë krizën ekonomike të Kosovës, në radhë të parë, dhe pastaj pjesën politike. Pjesa politike, në fakt, nuk po i intereson shumë qytetarëve të Kosovës, por ajo që po i intereson më shumë janë zgjedhjet e njëpasnjëshme të cilat po marrin ëh miliona e miliona euro për t'i organizuar ato zgjedhje.

Rasti më i fundit është moszgjedhja e presidentit të ri ashtu siç ndodhi edhe në, në legjislaturën e kaluar, domethënë në, në para pak kohësh domethënë që ndodhi për shkak se Gjykata Kushtetuese e riktheu atë, atë dekret të presidentes duke e çuar për shpërndarjen e parlamentit, duke e çuar edhe njëherë, edhe disa ditë të tjera, 30 ditë të tjera, duke i dhënë mundësi parlamentit që të nxjerri një emër të paktën konsensual dhe të shkohet në një zgjidhje ndoshta afatgjate për një mandat pesëvjeçar të presidentit.

Në këto kushte ku është Kosova, aktualisht, asnjëra nga palët nuk po gjen dakordësinë, qoftë pjesa e qeverisë e Vetëvendosjes, ashtu edhe partitë opozitare. Ajo që unë e shoh me pjesën e partive opozitare është rritja e pazarit të tyre, duke pasur parasysh se secila nga këto kërkojnë që të bëhen pjesë e qeverisë, por të marrin më shumë se gjysmën e qeverisë, gjithashtu edhe emrin e presidentit.

Rasti konkret është me Lidhjen Demokratike të Kosovës që kishte takime të, disa takime që janë zhvilluar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës të Lumir Abdixhikut, dhe ky nuk mori asnjë lloj vendimi duke pasur parasysh se pretendon që emri i presidentit të dalë pikërisht nga kjo parti.

Dhe si mundet që një parti e cila ka vetëm 15, vetë 15 deputetë në mandat ëh deputeti, kërkon që të marrë emrin e presidentit, gjithashtu mund të, do të marrë edhe më shumë se katër ministri. Katër ministri ia ka dhënë Vetëvendosje, gjithashtu ia ka dhënë edhe emrin e kryetarit të parlamentit.

Dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, me 15 deputetë, domethënë, i ka krijuar, domethënë, është krijuar një lloj oreksi.

Edhe tek PDK-ja do të dal. Megjithatë, PDK-ja ka një çikë, një, një, një numër pak më të madh të deputetëve, por asnjëra nga këto parti nuk e kanë mundësinë që të nxjerrin një emër për president, sepse nuk i kanë votat e nevojshme që ato të marrin dhe të votojnë një emër të tyre’, tha gazetari Gazment Saiti në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco