‘Qeveria mbledh 7 lekë dhe vjedh 8’- Iriqi bisedon me Ergys Agasin

‘Qeveria mbledh 7 lekë dhe vjedh 8’- Iriqi bisedon me Ergys Agasin

19:42, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi:-Je bërë i famshëm…

Agasi:-Jam bërë i pasur, thuaj. Kjo fjalë më qetëson.

Iriqi:-Thuhet se je kamur duke vjedhur. E vërtetë?

Agasi:-E kush nuk vjedh në Shqipëri?!

Iriqi:-Rama thotë që…

Agasi:-Kujdes se do të ngatërrohesh me të. Se sot thotë psh kjo është e zezë, nesër thotë jo, jo, është e bardhë. S’ka bir kurve ta kapë në ato që thotë. E nuk ia bën vërejtje se të mbyt me llafe. Është sëmundje e bipolarëve, shkruajnë mjekët.

Iriqi:-Po të kërkon policia. Ku fshihesh?

Agasi:-Nuk fshihem. E dinë ku jam. Po kam fshehur videot që kam xhiruar në zyrën time. Ato po kërkojnë, mua nuk më duan hiç.

Iriqi:-Pse ç’ka në to? Ç’ke xhiruar?

Agasi:-Film me metrazh të gjatë. Ta dijë Holliwoodi e anulon filmin “Kumbari”, shfaq këtë që kam xhiruar unë.

Iriqi:-E ç’ka atje? Ma thuaj shkurt përmbajtjen!

Agasi:-Ka kryeministrin disa herë, plot ministra, gjyqtarë, shefa policie, banditë, kusarë që këndojnë të gjithë bashkë.

Iriqi:-Këndojnë?

Agasi:-Po. Dhe me tri zëra. Bëjnë me turp dhe korin e Operas. Aq bukur harmonizohen.

Iriqi:-E ç’këngë?

Agasi:-Atë këngën komuniste, shtije shtatë e vrisje tetë, trim o komisar. Por me variant të ri teksti.

Iriqi:-Si?

Agasi:-Si qeveri mbledhim 7 lekë dhe vjedhim 8, trim o shoku Ramë. Që buxhetit i bën hatanë.

Iriqi:-Më thuaj ca emra hajdutësh?

Agasi:-Kush nuk vjedh, më pyet. Se hajdutë janë kaq shumë sa duhet intervistë një javore me mua. Sport masiv tek ne grabitja. Virus që varfëron popullin. E mjeron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco