Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook një reagim të një qytetareje në emisionin e gazetarit Klevi Muka, ku ka deklaruar se kryedemokrati, gjatë kohës që ishte në pushtet, i ka hapur shqiptarëve vizat me shtetet e BE-së.
‘Njerëzit kanë memorie’, shkruan Berisha në Facebook.
Në deklaratën e saj, qytetarja e akuzon kryeministrin Edi Rama se po gënjen shqiptarët për anëtarësimin në Evropë.
Diskutimi në studio:
Qytetarja: E mos e vrit mendjen se kush del aty tu e sha Sali Berishën, se i poshtër është Sala po të paktën për 3 muaj i nxorri njerëzit me viza.
Klevi Muka: Ok, në rregull faleminderit!
Qytetarja: Ky nuk ka hap asgjë, thotë anëtarësimi, anëtarësimi. Ai del duke rrejt gjithë ditën. Ai steka e gjatë.
© SYRI.net