'Ministrat, 'kokë turku' për skandalet e mëdha'/ Koka: Modeli i qeverisë, promovim i shpejtë dhe fund pas hekurave

18:25, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në Task Force, gazetari Bledian Koka deklaroi se narrativa e qeverisë ka rënë dhe se ministrat po përpiqen të justifikojnë çështje të pajustifikueshme.

Sipas tij, ekziston një model ku zyrtarë të caktuar marrin përsipër projekte të mëdha dhe më pas përballen me pasoja ligjore, duke u kthyer në “kokë turku”. Koka solli në vëmendje raste të mëparshme si ai i Ilir Beqja, duke theksuar se fillimisht ka promovim dhe më pas përgjegjësi.

Ai kritikoi edhe situatën në shëndetësi dhe arsim, duke thënë se problemet janë të dukshme për qytetarët, ndërsa deklaratat zyrtare nuk përputhen me realitetin.

Koka paralajmëroi se askush nuk është i paprekshëm nga përgjegjësia, duke përmendur edhe kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit si pjesë e këtij modeli.

Koka:

Shiko,  unë e kam thënë shpesh këtu, narrativa ka rënë. Po. Por nga të gjithë ata që ishin sot aty, m'u dhimb se ai ministri i ministri i mbrojtjes. Sepse realisht po shikoj, domethënë, ajo që ndodh me ministrin e mbrojtjes dhe ajo që mbron ministri i mbrojtjes, më ngjan fiks me momentet kur Ilir Beqja merr përsipër të bëjë ministrin e Check-up-it dhe të dializës edhe të gjithë pisllëqeve të tjera që ndodhin në shëndetësi. 

më ngjan me këto ministrat që marrin përsipër këto projektet për herë të parë që janë projekte, të para kështu, projekte të rëndësishme për, por që janë projekte që në fund të fare hanë kokat e atyre. Dhe fillimisht për hir të zellit në raport me shefin, zelli është maksimal dhe promovimi është shumë i madh dhe kur vjen puna pastaj,  kur e shohin veten mbrapa hekurave, që kjo ndodh mbas dy, tre vjetësh, katër vjetësh apo pesë vjetësh, pastaj fillojmë edhe kërkojmë atje, kërkojmë të drejtat për cilësinë e burgimit, kërkojmë të vijnë fashikujt e provave e të tjerë e të tjerë.

Pra fiks sot pashë ky ministri i mbrojtjes, më duket fiks një njeri, një kokë turku model nga këto që ke parasysh që vjen nga asgjëja dhe bëhet ministri i mbrojtjes, dhe sigurisht që kjo, ka dhe kostot e veta dhe është fiks modeli me të cilin zoti Rama ka operuar dhe vazhdon të operojë, sepse me sa duket bedel dhe njerëz të cilët për hir të një karriere banale, nuk e kanë, nuk e shohin çfarë grope po u hapet tashmë dhe nuk e shohin rrugën se si po i futen, po thjesht hajde t'i futemi njëherë. Inshallah po po ja dalim.

Është fiks ky modeli. Pastaj, po t'i futesh te pjesa e interpelancës për ministren e Shëndetësisë, e cila, flet me një lehtësi të papërballueshme të qenies, është ajo shprehja që thotë që s'ka ilaçe, asnjë ilaç nuk nuk mungon në  spital, ndërkohë që ishte ajo vetë që i tha para një muaji qytetarëve shqiptarë që, deri me datë 20 ju ju trajtojmë neve, ju bëjmë deri me datë 20, ju bëjmë analizat se pastaj nuk dimë.

Pra vetë qytetarët shqiptarë e shohin, e vuajnë dhe raportin me me shëndetësinë. Ajo interpelanca me arsimin pastaj që nuk di çfarë emri t'i vësh domethënë, një gjë që ka dështuar dhe është është fundosur totalisht.

Ka rënë dhe ka rënë narrativa dhe shpeshherë dhe në studio, prandaj e them ka rënë narrativa, është vështirë për neve që të analizosh sepse këto gjëra i kemi thënë, i kemi stërthënë, i kemi paralajmëruar dhe këta bedelët e Edi Ramës që kujdes mos firmosni çdo gjë, sepse ky njeriu nuk e ka për gajle që të thotë që ky hëngri kumbulla dhe dardha mbrapa meje, kështu që le të rrijë në burg. E kanë provuar në lëkurë dreqi me të birin, vetëm Belinda Balluku deri në këto momente e ka hedhur, por dhe ajo e di që është me afat skadence kjo mbrojtja e gjasme që i ka bërë Edi Rama, sepse dhe ajo do të shkojë te të shumtët, vetëm sepse ndërkohë që edhe vidhte i shërbente Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco