Berisha: Rama do paditet për mashtrim publik për mbrojtjen që i bëri Mirlindës, dënohet mbi 5 vite burg

12:12, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një deklarate për mediat jashtë sallës së Kuvendit kreu i opozitës Sali Berisha tha se, “Rama do paditet për mashtrim publik për mbrojtjen që i bëri Mirlindës, dënohet me mbi 5 vite burg!”.

“Edi Rama lavdëron aty ku vjedh më shumë”, tha kreu i PD

Berisha: Të gjitha këto dhe përqendrimi mbetet tek Mirlinda, ndaj të cilës Edi Rama u bë avokat publik.

Të pyes unë ty Isa, a mundet të dalë një zyrtar i lartë dhe të mbrojë në konflikt të plotë interesi njërën Lindë, kur indirekt prapa saj fshihet Linda tjetër?

Ky është absolutisht mashtrim publik dhe dënohet 5 vite e sipër me kodin penal të Shqipërisë.

Dhe ne do e dërgojmë në gjykatë për mashtrim publik.

Po pa diskutim. Dhe mashtrim publik me konflikt interesi brenda.

Sepse këtë mashtrim nuk e ka bërë për të mbrojtur Lindën e AKSHI-t, por e ka bërë për të mbrojtur Lindën e Surrelit.

E keni ju këtë përgjim zoti Berisha?

Sali Berisha: Po e kam lexuar unë para jush, e kanë të gjitha mediat. E kam lexuar atë, e kam treguar se cili prokuror e ka, kam treguar përpjekjet që u bënë për ta zhdukur. Ajo më erdhi nga prokuroria.

Erdhi direkt nga prokuroria.

Pra, keni parë ju të hetohet kjo? Asnjë fjalë.

Keni parë ju që ndodhi vetëm pas 3-4 muajsh ndodhi të sekuestrohen pronat e Agasit dhe grupit të tjerë organizuar kriminal?

Tani, imagjinoni një qeveri, e cila ka për organizatë kriminale kulmin e suksesit.

U kujtohet ju Edi Rama, se Edi Rama aty ku vjedh, lavdëron më shumë.

Qytetarë dhe qytetare, ju lutem mos harroni, po e dëgjuat duke lavdëruar diçka, absolutisht është duke vjedhur.

Se këtë bëri edhe me sterilizimin, këtë bëri edhe me djegësat.

Se aty ku vjedh, ai lavdëron.

Dhe AKSHI që ishte agjencia e kulmit të suksesit të tij, stisi edhe Diellën për të maskuar, doli ashtu siç u cilësua në fillim, gropa e zezë e vjedhjeve, e kopshtit të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco