Hoxha: 1 milion euro për shkollën pa nxënës në Kuçovë, ndihma ekonomike jepet me teserë partie

Hoxha: 1 milion euro për shkollën pa nxënës në Kuçovë, ndihma ekonomike jepet me teserë partie

10:20, 23/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sistemi arsimor në Shqipëri përballet me një krizë të thellë, ku mungesa e autoritetit të mësuesit, shpopullimi drastik, investimet e dyshimta dhe klientelizmi politik po e shkatërrojnë.

Erisilda Hoxha, kryetare e PL-së në Kuçovë, mësuese me përvojë denoncoi sot në ‘Kafe Shqeto’  një zinxhir problematikash që kërcënojnë të ardhmen e arsimit.

Plaga e shpopullimit po godet rëndë infrastrukturën arsimore. Në Kuçovë, një nga shkollat kryesore, e cila 10 vite më parë numëronte mbi 800 nxënës, sot ka vetëm rreth 350. Rënia dramatike ka bërë që nga pesë paralele të mbetet vetëm një. Ky realitet ka sjellë fenomenin e “klasave kolektive”, ku nxënës të klasave të ndryshme, si e para, e dyta dhe e treta, detyrohen të zhvillojnë mësimin bashkë, duke kompromentuar rëndë cilësinë e mësimdhënies.

Jo vetëm kaq. Ajo denoncon një investim prej 1 milion eurosh për infrastrukturën e një shkolle pothuajse bosh, një shpenzim absurd kur paratë mund të ishin përdorur për të mbështetur komunitetin. Ky keqmenaxhim bëhet edhe më flagrant kur shihet në dritën e shifrave sociale: në Kuçovë numërohen mbi 600 familje në nevojë, por vetëm 49 prej tyre marrin ndihmë ekonomike nga bashkia.

Hoxha denoncon se ndarja e kësaj ndihme të pakët bëhet me kritere klienteliste dhe politike. Nga 49 familje përfituese, vetëm shtatë janë në njësinë administrative Lumas, një në Perondi dhe asnjë në Kozare. Mungesa e plotë e mbështetjes për Kozarenë lidhet hapur me orientimin e saj politik, duke dëshmuar se ndihma për qytetarët përdoret si një mjet presioni dhe shpërblimi elektoral.

Erisilda Hoxha: Në momentin që ti vjen në Kuçovën e vogël me kaq pak banorë dhe investon 1 milion euro në infrastrukturë të një shkolle, pra ti lokalizon paratë në këtë drejtim te sistemi arsimor, në infrastrukturë të panevojshme

Jo më larg se mbrëmë diskutoja me dikë që më tha, ne po diskutojmë do shkrihemi si shkolla. Ku t'i gjejnë nxënësit ata, kur nuk ka banorë? Është shumë problem i madh ky.

 Tani të investosh shkollë 1 milion euro në Kuçovë tani është deri diku qesharake. Mund ta përdornin shumë mirë për komunitetin, për gjëra të tjera. Mund ta përdornin për të rritur këtë fondin e bashkisë për familjet në nevojë. Janë mbi 600 familje në nevojë në Kuçovë vetëm 49 marrin  ndihmë ekonomike. Kozarja, meqënëse është demokrate nuk ka asnjë familje në nevojë thonë ata. Po e di unë nga të dhëna të tjera, nga njerëzit që ne ndihmojmë çdo ditë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco