Berisha: Skema që përsëritet... Aeroporti i Vlorës si djegësi i Tiranës

Berisha: Skema që përsëritet... Aeroporti i Vlorës si djegësi i Tiranës

21:51, 22/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës, duke e krahasuar atë me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Sipas tij, skema e ndjekur është e njëjtë, ku kontratat firmosen përpara se të krijohen sipërmarrjet, me qëllim përfitime të paligjshme. Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë se përmes kësaj praktike synojnë të përfitojnë miliona euro nga fondet publike.

Reagimi në FB:

Sali Berisha: Skema që përsëritet: Aeroporti i Vlorës si djegësi i Tiranës.

Vjedhjet e kësaj narko-qeverie kryhen aq hapur sa kontratat firmosen para se sipërmarrjet të krijohen. Në rastin e aeroportit, njëjtë si me djegësin e Tiranës, kontrata është firmosur në Prill, ndërkohë sipërmarrja është krijuar në Maj.

E gjitha kjo bëhet vetëm që Edi Rama, Lubi Balluku dhe Taulant Balla të vjedhin 130 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco