‘Mbrojtja e korrupsionit dhe propaganda me reformat nga qeveria Rama’/ Bardhi dhe Tabaku me Giorgio Mulé në Itali

‘Mbrojtja e korrupsionit dhe propaganda me reformat nga qeveria Rama’/ Bardhi dhe Tabaku me Giorgio Mulé në Itali

18:09, 22/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qeveria e Edi Ramës ka zëvendësuar reformat me propagandë dhe po mbron politikisht korrupsionin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku kanë vijuar takimet zyrtare me një takim të rëndësishëm me ZëvendësKryetarin e Dhomës së Deputetëve Giorgio Mulé. Në fokus të bisedës kanë qenë sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj europiane. Në emër të Partisë Demokratike deputetët demokratë e kanë falenderuar Zëvendëskryetarin Mulé për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Italia ka qenë gjithmonë avokati i interesit të shqiptarëve në institucionet europiane. “Ne i jemi falenderues për gjithçka, por është përgjegjësi e  jona ta çojmë vendin përpara” - janë shprehur deputetët demokratë.

Gjatë takimit ata kanë vijuar të shpjegojnë se Shqipëria po përballet me sfida të mëdha që nuk kapërcehen me propagandë, por me punë dhe rezultate konkrete. Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prova kryesore e shtetit. Integrimi nuk është dhuratë dhe as slogan, është detyrim për të përmbushur standardet. Qeveria e Edi Ramës ka zëvendësuar reformat me propagandë dhe po mbron politikisht korrupsionin, duke e larguar vendin nga rruga europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco