Siguria ushqimore në Shqipëri mbetet një sfidë madhore, e rikthyer në vëmendje nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Pavarësisht konferencave të shumta, situata në terren paraqitet problematike, me një sistem të tërë që lëngon nga ferma në tavolinë.
Pedagogia Ana Vuksani, e ftuar në një intervistë në Syri TV, ngriti shqetësimin për gjendjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke theksuar se vendi është ende larg standardeve të Bashkimit Europian. Ajo u shpreh se mungojnë kontrollet efektive, laboratorët e akredituar dhe një strategji e qartë kombëtare, ndërsa problemet shtrihen në të gjithë zinxhirin “nga ferma në tavolinë”.
Sipas Vuksanit, institucionet kanë paqartësi në kompetenca dhe bizneset përballen me kërkesa pa mbështetje konkrete, çka rrezikon mbylljen e shumë operatorëve. Ajo theksoi se siguria ushqimore nuk është thjesht çështje teknike, por lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve, duke kërkuar reformë të plotë dhe masa konkrete për përmirësim.
Vuksani:
Në qoftë se ne do vazhdojmë me stilin e konferencave, ne e kemi thënë në këtë studio që jo në 2030-ën, por unë mendoj në këtë gjendje që është siguria ushqimore në Shqipëri, dhe kur them siguria ushqimore, nuk them vetëm institucionet, nuk them vetëm bizneset, pra ka të bëjë me një sistem të gjithë, i cili garanton çdo produkt tonin nga ferma në tavolinë. Dhe kur themi nga ferma në tavolinë, kemi parasysh edhe produktin vendas, edhe produktin që vjen nga importi. Dhe e gjithë, të gjithë konferencat që mund të bëhen, unë akoma nuk kam kuptuar si konsumator se kur do jetë dita që unë do të jem i sigurtë. Pra, ushqimi që unë konsumoj do të jetë i sigurtë. Ose hapat që do të ndërmerren. Se çfarë sigurie ushqimore kemi ne në Shqipëri, ishte shumë e qartë fjala e ambasadorit të BE-së, që i tha qartazi të gjitha ato që ne kemi thënë. Për t'u bërë, për të pasur standarte, e para duhet të fillojë nga kontrollet. Pra, kontrollet duhet të jenë sipas standarteve të BE-së.
Nuk bëhet me një të rënë të lapsit. Ne kemi një qasje që do ta bëjmë proaktiv me biznesit qasja. Proaktiviteti nuk bëhet vetëm me fjalë. Proaktiviteti bëhet duke filluar nga një proces skrining, që duhet të ishte bërë deri tani. Ç'do të thotë një proces skrining? Një proces skrining do të thotë që çdo operator biznesi të ketë një çeklistë të caktuar që kush janë detyrat që duhet të plotësojë për të arritur jo tashmë standartet kombëtare, por standartet e BE-së. Dhe e di çfarë po ndodh aktualisht? Shkojnë inspektorët e AKU-së, diskutojnë me biznesin, i thoni që nuk e ke këtë problem dhe i lënë afate po këta vetë. Pra, afate a priori. Tre muaj, gjashtë muaj. Pra, nuk ka një studim të mirëfilltë që për çështje të caktuara të ketë afate të caktuara, në të cilat realisht operatorët e biznesit do të kenë mundësi t'i plotësojnë kushtet. Sepse kushtet nuk janë vetëm në letër, duhen para.
Dhe operatorët e biznesit kanë nevojë për kohë, pra të gjejnë fondin, të bëjnë paratë, natyrisht dhe përveç investimeve dhe kohë të ndryshme. Kështu që, problemet e sigurisë ushqimore, përveç pjesës së biznesit, që më besoni, në qoftë se nuk do ketë një mbështetje të madhe, një sensibilizim, një ndërgjegjësim, një proaktivitet real, pjesa më e madhe e tyre do të mbyllen. Sepse mos mendoni, të gjitha shtetet duan për mjedisin, për gjithçka tjetër, por nuk janë shumë të kënaqura që do venë në BE përsa i përket standarteve të sigurisë ushqimore. Ne aktualisht nuk konkurojmë dot vendet e rajonit, pra nuk konkurojmë dot me Maqedoninë, me Malin e Zi, jo më të konkurojmë me standartet e vendeve europiane që në fakt kanë vite e vite e vite që punojnë dhe përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme këto standarte. Konferenca do më pëlqente të dëgjoja realisht një strategji të mirëfilltë. Nga do të fillonte?
Pra, do të fillojë reformimi i institucionit, sepse akoma dhe sot ne kemi një institucion me një status të paqartë. Është një institucion në fakt që ka varësi të dyfishtë. Ka varësi nga Ministria e Bujqësisë, ka varësi dhe nga Inspektoriati Qendror. Pra, Inspektoriati Qendror dhe Ministria e Bujqësisë pa një organizim të mirë, mund të ndërhyjnë në kompetencat, në nivelin e kontrolleve. Pra, në vend që të përmirësojnë, ka mundësi që të ndërhyjnë pa, pa bërë, pra jo në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore. Problem shumë i madh që ne kemi janë laboratorët. Ambasadori i BE-së konfirmoi atë që ne kemi thënë.
Përveç se ka kapacitete të cunguara, duhet punuar edhe me besimin e analizave. Pra, mënyrën se si kryhen, janë metoda të vjetëruara, janë analiza të paakredituara, të cilat cënojnë absolutisht analizat laboratorike. Pra, të gjithë këtë cikël. Unë dëgjova që do të jepet një fond i BE-së. Unë di që i janë dhënë miliona euro ISUV-it. Pra, ka miliona euro për kapacitete laboratorike dhe ne sot në fakt jemi në një situatë që pjesa më e madhe e analizave që garantojnë sigurinë ushqimore ose nuk ekzistojnë fare, ose janë të paakredituara. Pra, do të ishte mirë që të thuhej sa analiza do akreditohen në harkun e dy vjetëve, supozojmë. Në konferencë gjithashtu u diskutua një gjë shumë e rëndësishme që thanë investimet në pikat e inspektimit kufitar. E nuk e di nëse janë të qartë se çfarë vlere duhen, sepse duhen ambiente karantinore dhe ambiente frigoriferike, në mënyrë të tillë që të kryhen kontrolle sipas standartit.
Dhe kur themi kontrolle, përfshin dhe marrjen e mostrës. Pra, ne sot na duhet që një kamion që vjen me mish nga Brazili, në një temperaturë -18 gradë, ta hapim në temperatura 40 gradë në verë, ose ta dërgojmë në magazinën e vetë operatorit të biznesit brenda territorit, dhe në rast se ka probleme, ne e kemi praktikisht të pamundur për ta kthyer në vendin e origjinës. Pra, dhe në qoftë se ne nuk e lejojmë produktin të futet te konsumatori, por do shërbejmë si një vend asgjësimi i këtyre produkteve, duke ditur edhe potencialin që ne kemi për asgjësimin e produkteve, pra landfill-e të caktuara, mënyra të caktuara, struktura të caktuara, të cilat në fakt do të na garantonin që dhe ky proces do të përmbushej më së miri.
Atëherë, shpeshherë siguria ushqimore, unë e shikoj që e trajtojnë si një problem teknik. Në fakt, është shëndet i njeriut, nuk është një problem teknik. Dhe për hir të vërtetës është shumë kompleks. Në situatën ku ka arritur, pra gjatë këtyre viteve, në vend që të përmirësohej dhe ti mund të kesh probleme në një të caktuar. Por, problemet janë në të gjithë zinxhirin, nga ferma në tavolinë. Ke probleme me tregun, ke probleme me etiketimin, me laboratorët, ka probleme me mënyrën e kontrolleve, ka mënyra me kategorizimin e riskut. Pra, probleme me kategorizimin e riskut. Pra, kanë këto. Siguria ushqimore është shumë komplekse dhe kryesorja duhet reformim total i sistemit të sigurisë ushqimore. Pra, jo vetëm i një pjese, i një copës, po një strategji të qartë me action plan, me veprime të qarta, me një kohë të caktuar, kur do të përmbushen të paktën 80%. Ka filluar procesi i legjislacionit. Procesi i legjislacionit është vetëm njëra pjesë, që është shumë e rëndësishme në fakt. Unë kam punuar me një projekt të CEFTA-s për të parë se sa përmbush standart, legjislacioni jonë ku është me rregulloret e BE-së. Më besoni, diferencat janë nga 30 deri në 70%. Pra kemi mospërputhje me rregullore të BE-së. Pra për produkte të ndryshme, për kategori të ndryshme produktesh, ka legjislacion të ndryshëm dhe natyrisht dhe shkalla e përputhshmërisë është e ndryshme.
Absolutisht. Jemi mbrapa me legjislacionin. Dhe në fakt, unë mendoj që kur them një reformë totale, Ministria e Bujqësisë duhet të kujdeset që politikat në funksion të sigurisë ushqimore duhet të jenë, duhet të shkojnë bashkë edhe me politikat me skemat mbështetëse. Pra, në skemat mbështetëse që ne bëjmë, nuk ka asgjë për të arritur këto standartet.
© SYRI.net