Skandali Mogherini/ Berisha: Të hetojë Prokuroria Publike Europiane! Përfaqësia e BE në Shqipëri të mos heshtë për integrimin...

Skandali Mogherini/ Berisha: Të hetojë Prokuroria Publike Europiane! Përfaqësia e BE në Shqipëri të mos heshtë për integrimin...

14:13, 22/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, është ndalur te ajo që e cilësoi si nevojë për transparencë të plotë në procesin e integrimit dhe përdorimin e fondeve europiane në Shqipëri.

Ai theksoi rëndësinë e mbikëqyrjes së këtij procesi dhe kërkoi përfshirjen e mekanizmave europianë për të garantuar, sipas tij, standarde më të larta kontrolli dhe llogaridhënieje.

Në këtë kuadër, Berisha bëri thirrje që institucionet europiane të kenë një rol më aktiv, ndërsa nënvizoi se qytetarët duhet të informohen për çdo zhvillim që lidhet me integrimin dhe administrimin e fondeve të Bashkimit Europian.

Ai theksoi se transparenca dhe përgjegjshmëria mbeten thelbësore për ecurinë e këtij procesi.

Deklarata e plotë:

Unë i bëj thirrje Komisionit Europian të vendosë si kusht bashkëpunimin e Shqipërisë me Prokurorinë Publike Europiane.
Si një kusht i domosdoshëm për transparencën e përdorimit të parave të BE në Shqipëri.
Unë e di se ajo prokurori funksionon për vendet anëtare, por mendoj se në rtaste të tilla kur prokuroria e vendit bllokohet, është e domosdoshme që të paktën për fondet e BE, Shqipëria të jetë e detyruar për t’i dhënë akses të plotë Prokurorisë Publike Europiane.
Heton njeri në Shqipëri skandalin Mogerini? Jo, katër herë më i madh se i Bryzhit, mikesha e Edi Ramës, lobistja e Edi Ramës.
Dhe gjëra të tjera plot.
Ndaj dhe u ndala në këtë sepse askush nuk ka të drejtë t’u fshehë shqiptarëve një proces që duhet të jetë transparent në çdo hap të tij.
Dy ditë më parë është bërë mbledhja tjetër, është sjellë raport i ri.
Janë shtuar ndjeshëm kërkesat për Shqipërinë.
Shqiptarët nuk dinë asgjë.
Nuk shkon kjo.
Pse? Sepse qeveria i fsheh. I fsheh një herë, i fsheh dy herë, i fsheh tre herë, por unë gjykoj se përfaqësia e BE nuk duhet të pajtohet me këtë fshehtësi dhe këtë fshehje.
Duhet të informojë.
Duhet të dalë jashtë kimisë që ka për këtë apo atë person.
Interesat e shqiptarëve janë që të informohen plotësisht për procesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco