Seanca e parë e çështjes DIA të hënën/ Meta: Do të dalë e vërteta përballë gënjeshtrës

Seanca e parë e çështjes DIA të hënën/ Meta: Do të dalë e vërteta përballë gënjeshtrës

18:46, 21/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në prag të seancës së parë gjyqësore për çështjen DIA, duke deklaruar se ajo do të jetë një ‘përballje mes së vërtetës dhe gënjeshtrës’.

Nëpërmjet një postimi në FB, Meta ka paralajmëruar zhvillime të reja në këtë dosje, të cilën e cilëson si më të ndërlikuar se një skenar hollivudian, ndërsa ka ngritur akuza edhe ndaj figurave të ndryshme politike dhe institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se procesi do të zbulojë detaje të rëndësishme mbi mënyrën si është administruar çështja në fjalë.

Postimi i plotë në FB:

Me padurim presim të hënën, seancën e parë të gjykimit në themel, përballjen midis së vërtetës dhe gënjeshtrës, midis ligjit dhe falsifikimit.
Nuk keni parë asgjë akoma nga çështja DIA.
Ja kalon edhe një skenari Hollivudian.
Nesër, Z. Tedi Blushi, pasi ju njohu më herët se si Znj. Rebecca Gaskin shkarkoi Z. Kastriot Ismailaj si Administrator të DIA-s, do t'ju njohë se si Rebecca bashkë me Ramën emëruan si Administrator të DIA-s shoqëruesin e Zv/Kryeministrit në atë kohë. 
Por më interesant është fakti se ky "Administrator i ri": 
KURRË nuk e pa vulën e DIA-s.
KURRË nuk i pa dokumentat e DIA-s.
KURRË nuk ka qenë te adresa e DIA-s.
KURRË nuk ka nënshkruar si përkthyes i gjuhës angleze pranë QKR-së, pasi nuk dinte anglisht. 
Në anglisht ka deklaruar nuk është shkrimi im.
"Vetëm kur dëgjova në televizione më vonë, e kuptova se çfarë ishte DIA", - ka dëshmuar "Administratori" i emëruar nga Rama dhe Rebecca në QKR.
Vetëm një herë thotë kam takuar Rebecca-n si një shoqe e një shokut tim.
Prisni se çuditë nuk mbarojnë.
Vetëm ju lutem, se DIA-n do t'ja u zbërthej unë në çdo qelizë, por bëni një pyetje te SPAK-u, si po ecën çështja e 479 milion eurove të shqiptarëve që Rama ja fali CEZ-it?
Edhe më interesant është fakti se edhe pse nuk dinte anglisht, në emrin e tij, në gjuhën angleze, pa dijeninë e tij, ishin nisur shumë dokumenta zyrtare.
Çdo ditë do të keni të reja nga fronti i mashtrimit dhe falsifikimit. 
Nuk do të ketë pushim as të shtunën dhe as të dielën.
Ju uroj një mbrëmje sa më të këndshme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco