Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin Task Force me moderatoren Sonila Meço në SYRI TV, ka ngritur shqetësime serioze mbi lidhjet mes botës së krimit dhe politikës në Shqipëri.
Sipas Nezës, një nga faktet kryesore lidhet me përgjimet e një dosjeje hetimore ndaj një gjyqtareje në Elbasan, ku pretendohet se dalin në pah lidhje mes bandave kriminale dhe zyrtarëve. Një tjetër rast i rëndë, sipas tij, i përket një procesi gjyqësor të mëhershëm, ku është marrë vendimi për të djegur një kasetë me regjistrime audio, në të cilën pretendohej se dëgjohej zëri i Taulant Balla në lidhje me një krim të rëndë.
Ai nënvizoi se përfshirja e emrave të zyrtarëve të lartë në histori që lidhen me krimin është bërë një fenomen i zakonshëm në Shqipëri. Megjithatë, sipas tij, rasti bëhet edhe më i rëndë kur akuza të tilla përmenden në procese gjyqësore jashtë vendit, përfshirë në Britani apo në raste të mëparshme në Bruksel, ku është përmendur edhe kryeministri Edi Rama.
Në analizën e tij, gazetari evidentoi një dallim të fortë mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera: ndërsa zakonisht politikanët përmenden në kontekste biznesi apo oligarkësh, është e rrallë që bandat kriminale të përfshijnë në mënyrë të drejtpërdrejtë emra politikanësh në komunikimet apo dëshmitë e tyre.
‘Fakti i parë që ka të bëjë me lidhjet midis bandave, është i publikuar nga përgjimet e një dosje e cila lidhet me hetimin e një gjyqtareje në Elbasan, mos, mos u gabofsha. Ndërsa pjesa tjetër lidhet me një gjyq i cili është bërë shumë kohë më herët, përmes të cilit u mor vendim të digjeshin, të digjej kaseta e cila ishte e regjistruar dhe në regjistrime pretendohej se ishte zëri i Taulant Ballës i përfshirë në këtë, në këtë krim të rëndë.
Të dyshuar natyrisht, por në fakt u dogj prova që mund ta, mund ta vërtetonte këtë gjë. Dhe çfarë ndodh këtu? Në, për ne nuk është, nuk është shumë surprizë kur dëgjojmë gjëra të tilla praktikisht, sepse këta na kanë zbehur surprizën. Kudo që të prekesh në histori që lidhin politikën me krimin apo në historitë e bandave, patjetër do të dalë dhe një zyrtar i lartë, një zyrtar i lartë i shtetit i përfshirë ose pas tyre. Por në fakti kur ajo ndodh në një gjykatë britanike, dhe nuk është hera e parë që ndodh ë? Kemi edhe dy raste të tjera të cilat në të cilat është përmendur zoti Rama, siç është një gjyq në Bruksel, që kishte të bënte me takimin e Arubës.
Kjo është një rast tjetër shumë i rëndë, për shkak se ai thotë kam prova. Dhe fakti që ai thotë kam prova, mund të shtyjë drejtësinë britanike t'i shkojë më tej çështjes, domethënë, ka një gjyq.
Për sa kohë ai është gati që të japë prova, do të thotë se drejtësia, është detyrë e drejtësisë britanike ta shtyjë më tej çështjen. Është krejt normale. Në fakt, në gjithë historinë, në gjithë raportet që kanë bandat kriminale me drejtues të ndryshëm politikë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, rrallë ndodh që politikanët të jenë gosip të bandave kriminale.
Mund të jenë, politikanët në përgjithësi bëhen gosip të bizneseve. Domethënë, oligarkë, njerëz të rëndësishëm biznesi dhe përfshihen ose flasin, ose si të thuash përgjojnë jetën e politikanëve, jetën e zyrtarëve, por bandat kriminale jo, nuk e gjen në asnjë vend. Domethënë, ka banda kriminale jo vetëm në Shqipëri, ka dhe në vende të tjera, por ne nuk shohim që në retorikat e tyre ose në narrativat e tyre, qoftë edhe në gjyq, por qoftë edhe në atë jetën e errët që bëjnë të përfshihen emra të presidentëve të vendeve apo të kryeministrave të vendeve apo në ministra, aq më pak ministra të brendshëm.
Kurse në Shqipëri kjo është bërë krejt e zakonshme. Domethënë, në qoftë se, në qoftë se, në qoftë se ti bisedon ose futesh në komunikime me këto banda, ose i dëgjon teksa përfaqësuesit e tyre janë në burg edhe dëshmojnë, apo janë në gjyq edhe dëshmojnë, ata nuk e kanë për gjë fare domethënë, e kanë një tekst të zakonshëm ose si të thuash, larmia më e madhe e emrave të politikanëve dhe të zyrtarëve të një qeverie gjenden në gjyqet shqiptare. Në gjyqet shqiptare dhe në dosjet e bandave kriminale të Shqipërisë.
Duket, duket qartë, domethënë sapo, sapo folëm për axhendën e tij. Axhenda e tij është e varfëruar, është një axhendë e cila përgjithësisht nuk përpiqet të mos bëhet tashmë publike nga një super publicitet, hiper publicitet që ka patur më herët.
Dhe kjo do të thotë se ai tani nuk është më njeriu, si të thuash, ai ylli në ngjitje i evropianëve në, në këto takime. Mbulimi mediatik çfarë rëndësie ka?
Daily Mail është një gazetë, një gazetë shumë e rëndësishme. Është një gazetë e nivelit ndërkombëtar, nuk është thjesht një gazetë britanike. Është një gazetë e cila lexohet nga tërë qoshet e botës. Dhe është një gazetë e cila nuk mund të publikojë gjëra të tilla pa patur edhe një background ose rekorde të cilat deri nesër mund të justifikojnë ose mund ta mbështesin atë dhe në një ballafaqim që mund të jetë në lidhje me këtë, me këtë çështje. E qartë. Unë po këmbëngul tek, tek nevoja që zyrtarët britanikë t'i shkojnë kësaj çështje deri në fund’, u shpreh gazetari Sami Neza në SYRI TV.
© SYRI.net