‘Politika supozohet të jetë profesioni i dytë më i vjetër në botë. Kam arritur të kuptoj se ka një ngjashmëri shumë të madhe me të parin’.
Kështu shprehej dekada më parë presidenti i jashtëzakonshëm amerikan, Ronald Reagan.
Në fakt, Edi Ramës dhe regjimit të tij, për ta ushtruar plotësisht profesionin më të vjetër, i duhet media, i duhen ‘prostitutat’ mediatike që mbushin ekranet me analizat dhe shkrimet e tyre.
Duke qenë se qeverisja e Edi Ramë është diskredituar deri në palcë, atëherë kësaj ushtrie langaraqësh mediatike u ka mbetur vetëm një gjë, të përdorin ekuivalencën falsë duke u munduar të manipulojnë dhe mashtrojnë publikun se qeveria dhe opozita janë njësoj duke krahasuar të pakrahasueshmet.
Ekuivalenca false është një gabim në arsyetim kur dy gjëra që nuk janë realisht të njëjta trajtohen sikur janë njësoj.
Me pak fjalë: i barazon situata të ndryshme si të kishin të njëjtën rëndësi ose moral, kur në fakt nuk e kanë.
Studiuesi Scotty Hendricks e fut ekuivalencën false te disa prej manipulimeve logjike kryesore që përdoren nga politikanët. Ky manipulim ndodh në momentin kur dy qëndrime paraqiten si ekuivalente, kur në fakt nuk janë. ‘Për shembull: kur thuhet se zoti Smith vjedh fondet publike, por zoti Jones ka hedhur dikur plehra në park. Vjedhja e fondeve publike është një krim i rëndë, kurse hedhja e mbeturinave është një sjellje e keqe. Argumenti që jepet është se të dyja shkeljet i bëjnë autorët të këqinj. Por teksa kjo do të thotë se të dy kanë bërë gjëra që nuk duhen bërë, atyre nuk mund t’u vihet shenja e barazimit, veçanërisht nësa ata duhet të vihen në krye të fondeve publike’, shpjegon Hendricks.
-Si është e mundur që në kohën kur je shpallur zyrtarisht si diktaturë elektorale, pra një vend ku zhvillohen vetëm farsa zgjedhore, të thuash se fajin e ka opozita?
-Si mund të jesh qeverisja më e korruptuar në Europë dhe botë sipas Transparency International dhe organizatave të tjera, por të thuash se fajin e ka opozita?
-Si mund të jesh vendi ku pushtetet janë të gjitha në një dorë dhe të ankohesh se fajin e ka PD?
-Si mund të jesh vendi më i përmbytur nga drogat e forta në Europë dhe të thuash se fajin e paska opozita?
-Si mund të jesh vendi më i zhytur në krim të organizuar dhe të pretendosh se fajin e ka opozita?
-Si mund të jesh një narkoshtet tipik në të gjitha aspektet dhe të thuash se fajtore është PD?
-Si mund të mbushësh postet kryesore publike në vend me të inkriminuar dhe pastaj të ankohesh se opozita po ia nxin imazhin vendit?
-Si mund ta mbushësh vendin me ‘përbindësha’ betoni dhe pastaj të ankohesh për opozitën?
-Si mund t’ua lësh mbi shpinë shqiptarëve një faturë miliarda eurosh për vjedhje dhe të thuash se fajtore është opozita?
-Si mund të harbohesh në hotele luksoze dhe pastaj të ankohesh se fajin e ka PD?
-Si mund të mos tërheqësh asnjë investim të huaj të rëndësishëm dhe pastaj të qahesh se fajin e ka qeveria e shkuar?
-Si mund të shkatërrosh ekonominë në vend, duke shfarosur bujqësinë dhe blegtorinë dhe duke i vënë kazmën prodhimit dhe pastaj të thuash se fajin e ka opozita?
-Si mund të vjedhësh dhe plaçkitësh gjithçka ka mbetur mbi tokë dhe nën tokë në këtë vend dhe të thuash se jemi njësoj me opozitën?
Lista mund të vazhdojë pafundësisht, por një gjë është e sigurt: në mesin e manipulimeve logjike të politikës, kjo e ekuivalencës false është më i ndyri.
© SYRI.net