Dëshmia e Azizit/ Balliu: Karteli Çopja kreu vrasje me urdhër të Ramës e ministrit të Brendshëm!

Dëshmia e Azizit/ Balliu: Karteli Çopja kreu vrasje me urdhër të Ramës e ministrit të Brendshëm!

13:15, 21/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me dëshminë e Irfan Azizit në një gjykatë në Londër, ku ka deklaruar se karteli Çopja ka kryer vrasje me urdhër të Edi Ramës.

‘Dëshmitari Hazizi dëshmon se karteli Çopja ka kryer vrasje me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit të Brendshëm’, shkruan Balliu në një reagim të tij në rrjetet sociale.

‘Kjo është një dëshmi shumë e rëndë, që nëse do kishte ndodhur në një vend tjetër të botës, tanimë do të kishte nisur hetime serioze të niveleve më të larta dhe një bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike. Por në Shqipëri gjithçka kalon në heshte. E në vend që të merren me këtë politikë të inkriminuar deri në palcë, sot të arrestuar kemi protestues të cilët kanë protestuar pikërisht kundër inkriminimit të politikës, kundër krimit të organizuar dhe kundër karteleve të drogës’, thuhet në video-reagimin e ligjvënësit demokrat.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco