Ish-i përndjekuri politik Ardian Elezi, një nga protagonistët e ngjarjeve të Dhjetorit 1990 dhe anëtar i kryesisë së grupimit “Dhjetori 1990”, mbajti një fjalim gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, ku theksoi rolin historik dhe aktual të Partia Demokratike e Shqipërisë si alternativë për ndryshim në vend.
Në fjalën e tij, Elezi kujtoi përfshirjen personale në lëvizjet e viteve ’90 dhe përballjen me represionin e kohës, duke përmendur periudha të ndryshme të tranzicionit ku, sipas tij, ai dhe shumë të tjerë kanë qenë në vijën e parë të qëndresës. Ai theksoi se, pavarësisht zhgënjimeve ndër vite, mbetet i bindur se Partia Demokratike është “destinacion shpirtëror” për demokratët dhe duhet të mbetet e bashkuar.
Elezi bëri thirrje për bashkimin e të gjitha forcave opozitare rreth Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha, duke e cilësuar këtë forcë politike si alternativën më të besueshme për qytetarët shqiptarë. Ai u shpreh se grupet e ndryshme të interesit – nga fermerët dhe mjekët, te profesionet e lira – duhet të shohin te programet e PD-së mundësinë për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Në një pjesë të fjalimit, Elezi apeloi edhe ndaj ish-të përndjekurve politikë dhe familjeve të tyre që të mbështesin Partinë Demokratike, duke theksuar se misioni antikomunist në Shqipëri mbetet i papërfunduar. Ai e cilësoi periudhën e komunizmit si një plagë që kërkon ende drejtësi dhe reflektim.
Elezi:Gjithashtu duke qenë edhe një protagonist nismëtar, por edhe një qëndrestar përgjatë viteve 90, 91, 92, 94, 96, 97, i cili na kapën rob, na na maltratuan bandat komuniste, por edhe gjatë viteve të tjera të ngjarjeve të papërsëritshme të vitit 2000, 2021, 2023, 2025 e të tjerë e të tjerë, të cilët në mënyrë anonime unë kam qenë një protagonist i vijës së parë. Pavarësisht zhgënjimit, jam sot këtu për të reflektuar dhe për të apeluar që Partia Demokratike është destinacion jonë shpirtëror, jemi historia e babës dhe si e tillë nuk mund ta lëshojmë atë, por përkundrazi jemi këtu për ta promovuar, për ta mbajtur gjallë këtë frymë, në mënyrë që të gjithë, përmes nesh, të gjithë fluksi opozitar të bashkohen rreth nesh dhe t'i japim mundësi, t'i japim mundësi shqiptarëve përmes alternativës sonë të Partisë Demokratike dhe zotit Berisha, s'kemi pse ne të kemi asnjë lloj rezerve dhe shqipe dhe të gjithë atyre që ne përfaqësojmë, që ta shohim si alternativën më të besueshme për e saj.
Gjithashtu, edhe si një nismëtar, por edhe si një qëndrestar i gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit dhe kryesisht ndenjur si si anonim përballë këtyre sfidave të demokracisë, përtej zhgënjimit personal, absolutisht, jam, jam, apeloj që të ngadhnjejmë, të ngadhnjejmë dhe t'i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, nismëtarëve, grupimit të dhjetorit, qëndrestarëve, të cilët të shohin në Partinë Demokratike alternativën e vetme për të bërë ndryshimin. Si kundër të gjithë flukseve të tjera, grupeve të interesit, të cilët ne përfaqësojmë përmes programeve dhe alternativave tona të nesërme të qeverisjes, qoftë bujqve, qoftë fermerëve, qoftë mjekëve, stomatologëve, qoftë arsimtarëve dhe të gjithë të tjerëve, të cilët kanë adresuar shqetësimet, sfidat e tyre në profesionet e të lira gjithashtu, që te Partia Demokratike të shohin të vetmen alternativë të cilët mundësohen ndryshimin e tyre. Sikundër nga ana tjetër edhe të gjithë grupeve të tjera të interesit apo të atyre të gri, të cilët Partinë Demokratike e shohin, e shohin si të vetmen zgjidhje, por apeli është që të mos të arrinë në apatikë. Është aktuale shumë ajo, retorike apo, thënie proverbiale që mos prisni nga Partia Demokratike ç'bëri për ju, po të bëni atë që Partia Demokratike, Shqipëria bën për ju. Të tillë, të vetmen ne nuk mund të bëjmë pa ju dhe si i tillë është, ne i shtrimë dorën në mënyrë të sinqertë. Ne jemi shtylla identitare dhe ADN-ja e Partisë Demokratike, pavarësisht faktit se kush na përfaqëson.
Unë edhe në mënyrë personale do t'i them doktor Berishës, meqënëse jam i i nderuar të jem para këtij podiumi, sikundër isha i tillë në një, si një personazh anonim, por që fati më përkëdheli që të jem lajmësi i parë i demokracisë në qytetin tim të Kukësit dhe prej andej të ta shpërhap këtë, këtë, këtë frymë demokratike gjithandej, që të parët e mi, siç ju ishit mjek doktor, ishin të tillë dhe apeluuan për ndryshimin e regjimit dhe për kryengritje të ngelur në tentativë. Kjo ka qenë akuza dhe e pyet në një moment reflektimi, duke u nisur nga fakti që pse xhaxha ti u dole kaq hapur kundër regjimit, duke nisur nga pasojat të cilat janë shfaqur, ai më tha që, m'u dhimbën, duke folur në realin gjyqësor të Lumës, të krahinës tonë dhe ne jemi shumë të përafërt, Lumë dhe Tropojë, që lalë m'u dhimbën njerëzit dhe si i tillë i rash sistemit në gjoks për t'i ndërgjegjësuar ata. Dhe kështu kur doli nga burgu në vitin '90, ai tha që o gjithë vllaznit na thirri.
Ne ishim familje, po themi më patriotike e Lumës, të cilët kemi një kontribut historik dhe patriotik si të tillë, së bashku me fiset dhe të ngjashme si ne të pranishëm këtu, në këto ndryshime politike dhe unë jam një personazh episodik, anonim i atyre ndryshimeve, paraprirës i këtyre. M'u dhimbën, lalë, m'u dhimbën njerëzit dhe doja t'i ndërgjegjësoja dhe si i tillë. Dhe ky është një apel edhe për ju qëndrestarët, të gjithë protestuesit, që ju nuk jeni të vetëm në këto protesta dhe koha ju ka dhënë të drejtë dhe Partia Demokratike protestën e ka kthyer si një mit, në kuptimin e asaj që i keni dhënë një kuptim material të gjithë dimensioneve të saj në sensin e formave të shumta të shfaqur dhjetra, qindra si të tillë dhe nuk keni të vetëm në këtë përpjekje. Përkundrazi, përkrah na keni ne nismëtarëve, na keni të përndjekurve politik, ku jam fytyra e ripërtërirë e asaj masakre komuniste që ka ndodhur, i lindur, rritur, rritur tim, dhe si i tillë në legjislaturë të drejtë, përtej zhgënjimit që ata kanë pasur me Partinë Demokratike, i bëj thirrje atyre që kanë ngelur të gjallë po dhe të gjithë familjeve të tyre, që ta shohin Partinë Demokratike si të vetmen alternativë për përmbushjen e atij misioni antikomunist që ka ende i papërmbushur në Shqipëri dhe ky mision do të vazhdojë si i tillë derisa të shkruhet edhe gërma e fundit e vuajtjeve të atij luftës së klasave si një gjenocid i pahetuar si shqiptarëve.
Po ashtu, i bëj një thirrje legjislaturës së drejtë, krahas këtyre shtyllave identitare që u përmenda, por edhe grupeve të interesit, mjekëve, stomatologëve, odontologëve, fermerëve, bujqve, të cilët kanë adresuar shqetësimet e tyre të punës dhe të përditshmërisë, profesioneve të lira kryesisht te alternativa për e Partisë Demokratike dhe e programeve të saj, të cilët përmes departamenteve dhe ekspertëve janë finalizuar si të tillë, do të përmbushet, do të realizohen të gjitha ato aspiratat si të tilla. Dhe si i tillë, unë në mënyrë të drejtpërdrejtë ju bëj thirrje që qoftë demokratëve, qoftë qëndrestarëve, të paafishme, atyre protestuesve, të cilët ne në vitin 90, 91, 92 dhe më tej përgjatë viteve të mbrapshta 97, u ekspozuam në rrisqet e goditjeve dhe të atyre të asgjësimit, nuk u mposhtëm. Përkundrazi jemi këtu dhe kemi një përgjegjësi morale, politike dhe shpirtërore, të cilët ta mbajmë gjallë këtë frymë që përmes Partisë Demokratike të realizojmë dhe të përmbushim atë misionin tonë antikomunist.
Dhe, për ta përmbyllur, unë them që të gjitha këto flukset opozitare, përtej zhgënjimit, duhet të bëhen bashkë në mënyrë që të prodhojmë atë sinergjinë e dëshirueshme dhe i bëj thirrje gjithashtu dhe faktorit ndërkombëtar, qoftë SHBA-së dhe Partisë Demokratike, që përtej, përtej gjeopolitikës së tyre rajonale dhe vorbullës me të cilën ato janë përfshirë, të shohin te Partinë Demokratike dhe rrënjët historike të saj aleatin më të sigurt, natyral të të mbarësve të kësaj force, e cila daton në historinë e hershme të gjithë përpjekjeve antikomuniste për të bërë ndryshimin e madh kundër Kudrinit. Partia Demokratike, lidershipi i saj dhe të gjithë përfaqësuesit janë aleatët më të sigurt dhe natyral të gjithë saj dhe ne po e shohim edhe këto dinamikat e fundit ku të cilët edhe qeverisja po i po i bën një shkelje syri, po i bën një shkelje syri aleatëve të saj dhe jo asaj të cilët ne ne presim për një ndryshim. Edhe njëherë si i tillë, unë e kuptoj, e kuptoj guximin, e kuptoj guximin dhe dhe dëshirën e protestuesve për atë që ata dëshirojnë dhe jemi këtu për ta konfirmuar këtë mbështetje, për të thënë që ne, ne ish-të përndjekurit politikë të cilit e promovuam demokracinë me heshtjen, me sakrificat tona, modelin e qëndresës, por edhe me atë të cilët u shfaqëm në mënyrë aktive përgjatë viteve të regjimit komunist, apo gjatë zhvillimeve, ngjarjeve të 90-ës e më tej, për t'i mbështetur ato dhe për të garantuar rotacionin e mundshëm.
© SYRI.net