Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka denoncuar një tjetër shef të forcave të Policisë së Shtetit, e cila dhunoi në mënyrë barbare protestuesit, drejtuesit dhe deputetët e PD-së në protestën e fundit përpara Kryeministrisë, në 17 prill.
‘Fytyrat që dhunuan opozitën. Ndër ta Dashamir Bendo, me detyrë shef i Forcave të Posaçme Operacionale. Është në listën e shtetasve që PD paditi sot në SPAK’, shkruan Noka në Facebook.
Postimi i plotë:
Fytyrat që dhunuan opozitën
Ndër ta Dashamir Bendo, me detyrë shef i Forcave të Posaçme Operacionale. Është në listën e shtetasve që PD paditi sot në SPAK.
Armik i lirisë së tubimit, i demokratëve dhe i popullit opozitar. Fiksojeni këtë fytyrë!
© SYRI.net