Nga Tritan Shehu
Pjesëmarrja e Ramës në Samitin e të majtës populiste në Barcelonë tregoi së paku instabilitetin e tij edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, amatorizëm politik.
Apo dhe më shumë, detyrimin nga Soros, me librin e Kuq në dorë, për të devijuar kursin që Rama po propagandonte.
Kjo të bën të pabesueshëm; politikat e jashtme nuk janë si takimet me patronazhistët ku duartrokitesh, edhe kur thua ‘fluturon gomari’!
Samiti i Barcelonës, përveçse populizmave të të majtës ekstreme, kërkoi të rrëmbejë edhe ‘flamurin’ e lidershipit të Paqes, kur për Paqen, stabilitetin, kjo e majtë veçse ka dështuar apo dëmtuar.
E gjithë kjo ‘strategji’ u ndërtua dhe aplikua aty si ‘skutha’, si një komplot tipik okult marksist, për të goditur tinëzarisht ShBA-në dhe Presidentin Trump, si një organizim anti-Trump!
Duke përdorur si instrument, leitmotivin e dukshëm të atij takimi, sulmin dhe anatemimin e Izraelit.
Veprim që u shoqërua edhe me elemente të lexueshme antisemitizmi.
Rama, nën diktatin e Soros, duke u bërë pjesë aktive e atij Samiti, u bë edhe pjesë e këtyre kolonave të Barcelonës.
Diametralisht të kundërta këto me deklaratat dhe pozicionimet e tij të mëparshme.
Dikush duhet t’i thotë Ramës se politika e jashtme ka ‘kujtesë’….
© SYRI.net