Deputetët e Melonit, në Gjadër/ Vizitojnë kampin e emigrantëve

Deputetët e Melonit, në Gjadër/ Vizitojnë kampin e emigrantëve

15:57, 20/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup deputetësh të partisë së kryeministres Meloni, Fratelli d’Italia, po vizitojnë kampin e Gjadrit, të ngritur nga qeveria italiane, sipas një marrëveshjeje me atë shqiptare për pritjen e emigrantëve që kapen në det deri në riatdhesimin e tyre.

Qëllimi i këtij udhëtimi është ndjekja nga afër e mënyrës se si operon kjo qendër, në kuadër të marrëveshjeve për menaxhimin e emigracionit.

Nga ana e saj, deputetja Sara Kelany, e angazhuar në çështjet e imigracionit brenda partisë, ka theksuar se vizita synon të japë një pasqyrë konkrete mbi funksionimin e qendrës. Ajo ka kundërshtuar kritikat që janë ngritur ndaj këtij modeli, duke nënvizuar se, sipas saj, struktura është funksionale dhe përfaqëson një qasje që mund të merret si referencë edhe nga vende të tjera evropiane.

Pjesë e delegacionit janë edhe figura të rëndësishme të politikës italiane, mes tyre Galeazzo Bignami dhe Lucio Malan, si dhe përfaqësues të tjerë të niveleve drejtuese në parlament dhe në strukturat organizative të partisë, përfshirë Augusta Montaruli, Raffaele Speranzon, Salvatore Sallemi, Giovanni Donzelli, Francesco Filini dhe Marco Lisei.

Vizita vjen në një moment kur çështja e emigracionit dhe menaxhimi i tij mbetet një ndër temat më të diskutuara në nivel rajonal dhe evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco