Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar një mega-skandal që lidh prokurorin e Posaçëm, Altin Dumani dhe kriminelin Andon Pango.
Në deklaratën për gazetarët para SPAK, ku ishte për të zbatuar masën ‘detyrim paraqitje’, Berisha tha se Dumani porositi apartament te i dënuari për mashtrim Andon Pango, ndërsa prokurori dërgoi truprojën e tij për të shantazhuar e terrorizuar të moshuarit që kishin paguar banesën të cilën Pango e kishte rishitur.
Madje akuzën e tij, Berisha e mbështet përmes një video të publikuar për mediat, (shikoni lart) ku shihet gardisti i Dumanit, duke terrorizuar çiftin e të moshuarve.
‘Pra, bodygardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë’, theksoi Berisha.
Lexo dhe: Për apartamentin ku Dumani jetonte prej 2004 bëri kontratë porosie në vitin 2006
Po kujt ia ka porositur thoni ju?
Dëgjoni pak mashtrimin e madh.
Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango.
Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit.
Prisni tani.
Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju.
Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza.
Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango?
Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin.
Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit.
Do e dërgojmë videon të gjithëve.
Prisni se është më tutje.
Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë.
© SYRI.net