Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

'Ju jap çfarë të doni' - Kedhi analizon praninë e Ramës në koalicionin anti-Trump: Pushteti me çdo kusht

'Ju jap çfarë të doni' - Kedhi analizon praninë e Ramës në koalicionin anti-Trump: Pushteti me çdo kusht

10:18, 20/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ende pa mbaruar ‘buja’ për pjesëmarrjen në bordin e paqes, Rama kërcen në varkën tjetër të anti Trump merr pjesë në samitin dy ditore “Mobilizimi Global Progresist’ të organizuar nga kryemistri Pedro Sanchez

Po si e analizon këtë Nikola Kedhi këshilltar në Grupin Parlamentar të PD, anëtar i departamentit Brain Gain.

“Kryeministri mbi një dekadë që ka sunduar në Shqipëri ka pasur një politikë: Më lini të qetë dhe unë ju jap çfarë të doni. Në këtë aspekt, Rama nuk ka pyetur shumë për ngjyrat politike.

Ka shkuar sa me Melonin, sa me Sanchezin, sa me Alex Sorosin, sa me Jared Kushnerin. Me Viktor Orbanin apo me liderë të tjerë. Ndaj për sa kohë që ka gjetur aleatë ose ka gjetur, ose është munduar të gjejë mbështetës, sidomos në momentet e tij më të vështira, ai ka qenë shumë i lumtur që t'u bëjë lajka, të ulet në gjunjë e të tjerë me radhë. Sepse ne faktikisht nuk kemi një figurë si kryeministër që të përfaqësojë me dinjitet shqiptarët ashtu siç shqiptarët e meritojnë, po kemi një individ të diskredituar ndërkombëtarisht që përpiqet me të gjitha mënyrat të qëndrojë në pushtet dhe të sundojë mbi shqiptarët, me çdo kusht.

Thënë kjo, nga ana tjetër Rama, në qoftë se do ta shikojmë nga filozofia e tij e qeverisjes, nga çfarë ka bërë në këto vite në Shqipëri dhe nga vjen, i përket familjes progresiste. Progresivizmi është një filozofi e cila në thelb ka që për hir të progresit, shkatërron çdo gjë në të kaluarën. Pra, për progresistët nuk është e rëndësishme trashëgimia, tradita, kultura e kështu me radhë, për sa kohë arrijnë qëllimet e tyre, nuk e shikojnë individin si njësinë bazë të shoqërisë, por përpiqen ta ndajnë shoqërinë.

Mjaft të shikojmë çfarë ka bërë Rama, ka shkatërruar teatrin kombëtar, ka shkatërruar të gjithë elementët në Tiranë dhe gjithandej nëpër Shqipëri, elementët e trashëgimisë kulturore. sepse nuk është e rëndësishme për të trashëgimia, historia e Shqipërisë fillon me ardhjen e tij në në pushtet. Ndaj ka elemente të përbashkëta të të gjithë këtyre individëve që u mblodhën në këtë forum për demokracinë  nga nga ky grupim i ri i quajtur Mobilizimi Global Progresist.

Javën e kaluar Kryeminsitri Edi Rama u bë pjesë e një koalicioni global kundër presidentit të SHBA-së. Kryeministri Spanjoll, Pedro Sanchez mblodhi udhëheqësit e majtë në një samit dy ditore “Mobilizimi Global Progresist”, i cilësuar gjerësisht si koalicioni anti-Trump për shkak të liderëve pjesëmarrës dhe organizatorëve të këtij Samiti. Nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez te presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, të njohur për qëndrimet e tyre kundër presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Por jo më pak e rëndësishme ishte edhe pjesëmarrja në këtë samit e një armikut të përbetuar të Trump, siç është Alex Soros.

Jo vetëm kaq shumica e pjesëmarrësve akuzohen për autokratë, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco