Vetëm pak ditë më parë u bë publike një nga skandalet më të rënda shëndetësore, ku kryebashkiaku i qytetit të Gjirokastrës aludohet se është i prekur me HIV/AIDS, si dhe disa punonjës të këtij institucioni rezultojnë të infektuar me virusin.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, gazetari Armando Rabi u shpreh se institucionet, si dhe Ministria e Shëndetësisë, duhet të reagojnë menjëherë për të qetësuar panikun e krijuar tek qytetarët.
Gazetari bëri thirrje që Ministria e Shëndetësisë të kryejë analizat e duhura në bashki.
Ai theksoi, ndër të tjera, se ajo që ka infektuar më rëndë Bashkinë e Gjirokastrës është korrupsioni dhe degradimi i kësaj bashkie.
"Duhet bërë transparencë dhe pasqyrim publik.
Populli ka një shprehje: “ku ka zë, s’është pa gjë”. Ky është një rast shqetësues dhe duhet të jemi transparentë dhe të reagojmë në institucionet përkatëse. Nuk mund të dalim në rrjete sociale e të bëjmë hipokrizi duke mbrojtur kryetarin e bashkisë. Sot qytetin e Gjirokastrës e qetëson vetëm Ministria e Shëndetësisë, sepse është në një panik të vërtetë.
Infeksioni më i rëndë që ka rënë në Bashkinë e Gjirokastrës është degradimi i kësaj bashkie, korrupsioni dhe vjedhja e tenderave.
Unë kam një thirrje për Ministrin e Shëndetësisë dhe ISHP-në që të shkojnë në Bashkinë e Gjirokastrës, të marrin kampione, të bëjnë analiza dhe të kryejnë një dezinfektim, që gjithçka të pastrohet siç duhet' tha ai.
© SYRI.net